• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

MTI-ja rihap tenderin për zhvillimin e Brezovicës

Publikuar: 15.09.2012 - 10:53

Prishtinë, 15 shtator - Një tender për revitalizimin e pjesshëm të kompleksit të turizmit në Brezovicë ishte anuluar gjatë muajit korrik, në mungesë të mjeteve nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ani pse për të ishin pranuar 7 oferta nga kompanitë private. Në arkën e Ministrisë së Tregtisë nuk pati mjete të mjaftueshme për të paguar shërbimet këshilluese ligjore dhe ato të transaksionit për zhvillimin e projektit të Brezovicës, ani pse kishte kaluar në Kuvend rishikimi i buxhetit vjetor, shkruan Koha Ditore të shtunën. Dy muaj më vonë, e njëjta ministri ka ripërsëritur të njëjtën procedurë tenderuese. Kërkohet që nëpërmjet tenderit të hapur më 7 shtator, e që do të jetë i hapur deri më 22 tetor, të kontraktohet një kompani private e cila do të jepte këshilla dhe ide se si duhet proceduar çështjen e revitalizimit të Brezovicës. “Kompania konsulente apo konsorciumi i kompanive konsulente do të duhej të ofronte shërbime këshillimore të transaksionit për të tërhequr një operator apo investitor për projektimin, zhvillimin, financimin dhe operimin e Qendrës Turistike të Brezovicës”, ka thënë Arta Istrefi, këshilltare për media. Më gjerësisht për këtë lexoni në gazetën e së shtunës.

 

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme