• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ngritjen e kamatave s’ka kush ta ndalë

Publikuar: 29.08.2012 - 10:04

Prishtinë, 29 gusht - Hovin e kamatave të larta të kredive në Kosovë nuk ka kush ta ndalë.

E pafuqishme për t’i ulur kamatat është edhe vetë Banka Qendrore e Kosovës, si autoriteti kryesor mbikëqyrës i institucioneve financiare.

Këtë fakt e kanë pranuar drejtues të BQK-së gjatë përballjes me ankesat nga anëtarët e Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike, ku është diskutuar raporti vjetor i këtij institucioni, njofton KTV. Gërguri ka thënë se sfidë e madhe për ekonominë mbetet inflacioni, i cili vitin e kaluar ka arritur në 7.3%, kurse pozitive ai ka thënë se është rritja e dërgesave nga mërgimtarët dhe investimet e huaja direkte. Të shqetësuar për situatën e përgjithshme ekonomike kanë qenë edhe anëtarët e komisionit. Një çështje mjaft e diskutuar ishte edhe pamundësia e anëtarësimit të Kosovës në Buron e Kartonit të Gjelbër dhe mundësinë e pajisjes më Swift kod. Raporti vjetor i BQK-së që ka marrë edhe mbështetjen e anëtarëve të komisionit sqaron se vitin e kaluar vlera e përgjithshme e kredive ka arritur në 1.7 miliard euro, ndërsa depozitat kanë arritur në 2.1 miliardë euro.



 

Komente (3)

economixs03.09.2012/10:34

kamatat kanw mu rritw edhe daha ma shumw varferia po rritet, qmimet deri nw qiell, e vetmja rrugwdalje pwr punwtorwt e ngaratwhyrjarrasja nw kresit, e disa edhe kredi mbi kredi.

Fidani30.08.2012/12:24

Po une mendoj qe kamatat jan pak te larta mirpo ato kamata nuk i cakton banka po ato i cakton tregu se sa kan shpenzime operacionale ato institucione dhe sa e kan fitimin, nuk eshte e logjikshme qe te punojn me humbje kur dijet qe synim i qdo biznesi eshte fitimi. munden me fol krejt kush qka don mirpo vetem ata te cilet jan te kyqyr neper institucione financiare e dijne se si qendron pune me kamata te larta apo te uleta. Une kam i bindur se qdo bank ma me deshir i kish dhene kredi me kamata shume te vogla apo edhe pa kamat mirpo kjo nuk eshte e mundur.

mjeshtri29.08.2012/10:16

Krejt leht esht mi kthy qeveria paret e. Trustit edhe te privatizimit ne Kosove. Me depozitu neper bankat e kosoves baj bankat ne kosove aq shum pare qe nuk di qka me ba me to edhe bjen komata vetvetiu po po ekonomistat e ton qe kan kry fakulltetin ne kohen e komunizmit ata kan msu kret nje tjeter sistem. Se ato te kapitalizmit qe e kem tasht ne kosove

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell