• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

LDK: Rritet numri i të varfërve në Kosovë

Publikuar: 26.08.2012 - 12:27

Prishtinë, 26 gusht – Nëpërmjet një komunikate, LDK ka reaguar sot për gjendjen e rëndë sociale në Kosovë, veçmas për rritjen e të varfërve. Në komunikatë thuhet:

Kontrastet e shoqërisë kosovare të krijuara nga Qeveria Thaçi janë si askund në botë. Shpenzimet për mallra dhe shërbime të ministrive rriten me 60% krahasuar me një vit më herët, në ndërkohë që numri i të varfërve arrin në 325 mijë qytetarë. Një pensionist mbijeton me 1.5 euro në ditë për ushqim, barna, veshmbathje etj, në ndërkohë që autostrada kushton 10 mil euro për km.

Buxheti për asistencë sociale po rritet nga viti në vit, që konfirmon se varfëria po thellohet. Ky buxhet, nga 201 mil euro në vitin 2012, pritet të rritet në 207 mil euro në vitin 2013, vetëm si rezultat i rritjes së numri të të varfërve. Në fakt, sasia e mallrave që mund të blihen me asistencën sociale që merr një familje e varfër është gjithnjë e më e vogël për shkak të inflacionit të vazhdueshëm, sidomos në artikujt bazik ushqimor.

Një person duhet të mbijetoi me vetëm 1.6 euro në ditë për ushqim, veshmbathje, strehim, arsim etj. Çfarë perspektive për arsimim dhe punë kanë fëmijët nga këto familje me këto ndihma që marrin? Këta fëmijë do të mbesin të varfër edhe në të ardhmen, pasi nuk mund të arsimohen si duhet, shëndeti i tyre do të vuajë pasi nuk mund të ushqehen konform standardeve.

Pensionet bazike prej vetëm 45 euro në muaj nuk mjaftojnë as për barna elementare për pensionistët. Kujdesi ndaj kësaj kategorie është obligim i qeverisë e jo prioritet i saj. Këta qytetarë janë mashtruar nga qeveria. Rritja e premtuar prej 5 euro nuk është implementuar ende. Ligji i pensioneve nuk është aprovuar. Mjetet e ndara vitin e kaluar për të mbështetur këtë ligj janë tretur, sepse ato mjete qeveria i ka paraqitur si kursime para FMN-së. Marrëveshja e re me FMN nuk lejon asnjë fleksibilitet për qeverinë që të miratoi këtë ligj në të ardhmen e afërt.

LDK, në programin e saj parasheh një varg politikash që e fuqizojnë njëra tjetrën për t’i nxjerrë njerëzit nga varfëria. Në ndërkohë që shpenzohet në asistencë sociale, duhet të implementohen politikat për zhvillim të qëndrueshëm të fëmijëve të këtyre familjeve. Programet për promovim të punësimit të anëtarëve të këtyre familjeve janë mjet i fuqishëm për zvogëlimin e varësisë nga asistenca sociale. Në vend që të bëjë këtë, Qeveria Thaçi nxit varfërinë duke vendosur si kusht që njerëzit të mos punojnë vetëm e vetëm që të marrin ndihmë sociale.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 20°C
Tiranė 20°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell