Produktet serbe humbasin tregun në Kosovë

Artikujt tjerė
- Kostoja e borxhit të Spanjës vazhdon të jetë tepër e lartë
- Bankat në Kosovë nuk i ulin normat e interesit
- Rrjeti mobil i IPKO-s dëshmoi cilësinë edhe gjatë Festës së Fiter Bajramit
- AKP shpalli valën 56 të privatizimit
- LDK parasheh perspektivë të zymtë ekonomik-sociale
- Në Kosovë, nuk ka përmirësim ekonomik dhe social
- Pse po vonohet ndërtimi i segmentit të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë
- Blerësi do ti marrë 15-20 për qind të borxheve ndaj Distribucionit
- Bundesbank sulmon BQE-në
- Sërish vihet në dyshim ndërtimi i hidrocentralit në Zhur
Prishtinë, 19 gusht - Me gjithë kohën e shkurtër të mbajtjes së bllokadës ndaj prodhimeve serbe, kompanitë nga shteti fqinj nuk po arrijnë të zënë përqindjen e pjesëmarrjes së tyre të mëhershme me prodhime në tregun e Kosovës. Zyrtarë të Doganave kanë bërë të ditur se përqindjen e humbur nga Serbia tash e kanë zënë prodhimet nga Shqipëria, Gjermania, Italia dhe Turqia.Pas reciprocitetit që u ndërmor vjet ne kemi parë një rënie të importit nga Serbia, ndërsa shtetet e tjera kanë pasur rritje. Shqipëria vitin e kaluar ka pasur ngritje thuajse për 60 për qind më shumë se një vit më parë dhe eksportet shqiptare kanë arritur vlerën mbi 90 milionë euro, deklaroi për KTV-në drejtori i Doganave të Kosovës Naim Huruglica.
I vetmi prodhim që nuk ka pësuar ndryshim sa i përket importit nga fqinji ynë verior janë gruri dhe mielli, mirëpo pavarësisht këtij fakti, importi nga Serbia po e tejkalon shumëfish eksportin tonë në këtë shtet.


alma20.08.2012/21:25
ka ende shqiptare qe blejne produkte serbe??? Ohh Shqipe a dini shkrim e lexim a spo i shiqoni se cka po bleni

a a ss20.08.2012/20:53
c,far patriotash ka ky vendi jon oooooo medet

Izber Pasjaqa20.08.2012/09:30
More njerz per produkte te serbise nuk ka faj popullata po kane faj kompanit e firmat tregtare qe atyre nuk u intereson asgje vetem paraja.Per ta ska armik.Ata per pwerfitime personale bejn qdo gje.

agron20.08.2012/01:57
jo more zotni, tash po hyn me shume permes veriut...

Faton Prekazi20.08.2012/00:08
Mos konsumoni mallra te armikut shekullor dhe keshtu do te behemi me te forte se shteti i sebise














agimi21.08.2012/19:06
Qdo cent nese si te veprohet qe te manaxhohet ne te miren e popullit shqiptare ather ne fillojm me u forcu edhe eknomikish ushtarakish etj ne qoft se anashkalohen produkte e huja apo edhe ato serbe sa me shume qe mundem