Kosova zyrtarisht ka të punësuar vetëm 213 mijë persona

Artikujt tjerė
- Kosova zyrtarisht ka të punësuar vetëm 213 mijë persona
- Maqedonia në mesin e ekonomive më të këqija në botë
- Edhe një bankë turke në Kosovë?
- Përurohen ferma dhe sera model sipas standardeve të BE-së
- Paratë e taksës ekologjike sdihet ku përdorën
- Ndotja e mjedisit rrezik potencial për Kosovën
- Qeset ndotin, bizneset kërkojnë akcizë për to
- Në Itali ekonomia vazhdon tkurrjen
- Me temperaturat rriten edhe çmimet e karburanteve
- Banesat në pronësi shoqërore shiten me çmime simbolike
Prishtinë, 9 gusht - Institucionet kosovare nuk e dinë numrin e saktë të personave të papunë përderisa flasin vetëm me të dhëna të supozuara mbi këtë aspekt. Shifrat e prezantuara mbi papunësinë pranohen si të pasakta edhe nga vetë hartuesit e tyre. I saktë konsiderohet vetëm numri i punonjësve të regjistruar zyrtarisht për të cilët paguhen kontribute tatimore.
Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, numri i të punësuarve zyrtarisht kalon shifrën prej 213 mijë, shkruan sot Koha Ditore.
Numri i punëtorëve të cilëve u ndalet tatimi në burim është 213.369, ka thënë Valentina Bytyçi, zëdhënëse e Administratës Tatimore të Kosovës.
Në raportin e fundit të Bankës Qendrore mbi trendët ekonomikë të Kosovës, thuhet se përqindja e personave të papunë në vend është mbi 45 për qind. Por, me këto të dhëna nuk pajtohen zyrtarët e kabinetit qeveritar, ani pse të njëjtët nuk kanë shifra të sakta të të papunëve. Sipas ministrit të Punës, Nenad Rashiq, papunësia është në shkallën prej 30 për qind. Shifrat zyrtare nga Divizioni për Punë dhe Punësim i kësaj ministrie flasin për më shumë të papunë. Hafiz Leka, kryesues i këtij divizioni, i ka thënë gazetës se numri i supozuar të papunëve sillet nga 35 deri në 39 për qind të popullsisë. E, më e lartë është shifra e prezantuar nga sindikalistët, të cilët thonë se shifra e të papunëve prek 50-përqindëshin e popullsisë.
Nga vetë zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale është kërkuar kujdes i veçantë në rastet kur përdoren shifrat mbi papunësinë. Sipas të dhënave të supozuara që posedon kjo ministri, Kosova ka pasur 325 mijë të papunë në fund të vitit 2011. Por, Hafiz Leka, shef i Divizionit për Punë dhe Punësim në MPMS, ka thënë se asnjë shifër mbi papunësinë nuk është e saktë.
Me statistika në tregun e punës duhet të kemi kujdes. Asnjë shifër nuk është e saktë. Një prej faktorëve është se ende nuk kemi të dhëna zyrtare mbi numrin e saktë të popullsisë, ka thënë Leka.
Sipas tij, të dhënat e ministrisë që janë marrë nga entet rajonale të punësimit flasin për papunësi nga 35 deri në 39 për qind në dhjetorin e vitit 2011. Ai beson se nëpërmjet një programi të cilin e ka futur në funksion kjo ministri, të arrihet deri te gjetja e numrit të saktë të të papunëve.
Ministria e Punës është duke implementuar një produkt që quhet Sistemi i Informatave për Menaxhimin e Punësimit, nëpërmjet të cilit të dhënat mbi numrin e punëkërkuesve po futen online nga datoteka që ka qenë e shtypur në letër.
Kemi arritur që sipas shënimeve të fundit që i ka nxjerrë sistemi, në mënyrë automatike të bëhet regjistrimi i punëkërkuesve dhe përcjellja e trendit të regjistrit të punëkërkuesve. Sipas sistemit dhe bazës së të dhënave, aktualisht janë 89 mijë e 786 punëkërkues që kanë status aktiv, që janë aktivë në kërkim pune, dhe 184 mijë e 346 punëkërkues pasivë, që nuk e kanë rifreskuar kërkesën për punësim për më shumë se 6 muaj, ka thënë Leka.
Sipas tij, të dhënat momentale flasin për 274 mijë e 132 punëkërkues. Ani pse dihet numri i punëkërkuese, ministria nuk ka mënyrë se si të përcaktojë numrin e personave që janë të papunë, por që nuk i janë drejtuar entit për punësim për tu regjistruar si punëkërkues.
Ne si zyrë e punësimit nuk mund të dimë për qytetarët që nuk i drejtohen qendrës për punësim. Nuk e dimë sa është shifra e personave të papunë dhe që nuk janë punëkërkues, ka thënë ai.
Në bazë të të dhënave preliminare nga regjistrimi i popullsisë, 64 për qind e rreth 1.8 milionë banorëve të Kosovës janë të moshës së aftë për punë, apo rreth 1 milion e 152 mijë banorë. Nga të dhënat e Ministrisë së Punës, supozohet se në Kosovë janë të punësuar rreth 500 mijë njerëz. Bazuar po në të dhëna të supozuara, në sektorin publik janë të punësuar rreth 78 mijë persona, përderisa në atë privat janë të punësuar 173 e 442 persona.


ana09.08.2012/10:12
Nuk duhet shume matematike ketu. Nese 1.152 mije banore jane te afte per pune dhe dhe punojne 213 mije atehere i bjen qe papunesia te jete diku 80 . Edhe nese eshte si ka thene Qeveria qe punojne 500 mije prape papunesia eshte me e larte se 50. Sido qe te llogaritet del se 50 eshte aty e jo 30.















sulo mitrovica09.08.2012/10:21
kjo eshte hajgare...A e dini se gjate mandatit Thaqi jane punesu gjysma e kesaj , qe eshte aktuale
se te tjeret jane marre me biznese ose pune ne un, osce etj... andaj kjo eshte shume brengosese
prej kesaj shifre shume pak ka te kualifikuar, pa qdashte te ofendojme skend por pasi qe eshte tema , ka shume pastrues , vozitesa, arkiv, etjj... keta nuk jane ata qe e ecin reformat evropiane ne Ministrite e tyre, por prap se prap duhet punesuar ende , se paku edhe 30 kete vit 2012 per te pasur punekryes profesional ne fusha te ndryshme, andaj kjo shkalle eshte shume e ulet
kjo Qeveri dhe ajo qe do vie , duhet pasur vizion konkretisht zbutjen e papunesise, por edhe ata qe merren ene pune per ta le tje jete nje moto " pune pune nate e dite se Kosova do pakes drite" e leni farefisin dhe klanet se jemi mbet ne nje pike e spo ka kush me na ece perpara