• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Menaxhmenti i “Trepçës” në veri nuk i bindet AKP-së

Publikuar: 29.07.2012 - 09:17

Prishtinë, 29 korrik - Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk e ka aprovuar kërkesën e menaxhmentit të ndërmarrjes “Trepça” në Zveçan, për shitje të mbeturinave industriale dhe koncentratit minerar. Arsyeja për refuzimin e kësaj kërkese ka qenë mosbashkëpunimi i duhur i drejtuesve serbë të kësaj ndërmarrjeje me AKP-në.

Menaxhmenti i “Trepçës” në veri, sipas kushteve të AKP-së, është dashur që zyrtarë të kësaj agjencie t’i ftonte në përbërje të komisionit për vlerësimin e ofertave nga procedura tenderuese për shitje të koncentratit. Zyrtarët e menaxhmentit verior të “Trepçës” kanë injoruar AKP-në, ndërsa kanë shpallur procedurat tenderuese dhe krye në vete kanë zgjedhur fitues të tenderit kompaninë “Trafigura Beheer“  me përfaqësi në Zvicër.

Zyrtarë të afërt me proceset që lidhen me “Trepçën” i kanë thënë Kohës Ditore se Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk po mund të shtrijë kontroll të plotë mbi menaxhmentin verior të ndërmarrjes. Sipas informacioneve që posedon gazeta, nga ky menaxhment nuk ka raporte të definuara mirë se cilat janë shpenzimet dhe as sa janë të hyrat reale të kësaj pjese të ndërmarrjes. Po ashtu, nuk dihen as arsyet e sakta të shpenzimit të mjeteve financiare. Sipas zyrtarëve që kanë folur për gazetën nën kushte të anonimitetit, ndërhyrjet politike në menaxhementin verior diktojnë edhe orientimin e vetë ndërmarrjes në atë pjesë.



(Tekstin e plotë, sot në Koha Ditore)

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu