Rivitalizimi i Kosovës B do të bëhet nga sektori privat

Artikujt tjerė
- Rivitalizimi i Kosovës B do të bëhet nga sektori privat
- BE konfiskon 115 milionë produkte false
- Thesarit Amerikan i kërkohet të mos e përkrahë Kosovën e Re
- Reflektimi i krizës financiare evropiane në punësim në Gjermani
- Projekti Kosova e Re sërish pëson ndryshime
- "Beneluksi Ballkanik", ide utopike
- Spiegel: FMN s'jep më para, në shtator Greqia del nga euro
- Mjetet ujore turistike do të regjistrohen edhe në Plazhin e Orikumit
- Velipoja e Ulqini, në garë për turistët nga Kosova
- Haxha: Kryeshefi i PTK-së po stoliset me sukseset e mia
Prishtinë, 25 korrik Qeveria e Kosovës ka vendosur që rivitalizimin e termocentrali Kosova B të mos e bëjë me mjetet e buxhetit shtetëror, por që ai tu lihet në dorë subjekteve të interesuara private. Ky qëndrim i qeverisë vjen pas vendimit që Kosova B të mos jetë pjesë e tenderit për projektin Kosova e Re. Mirëpo, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim për formën e futjes së kapitalit privat në këtë termocentral, apo përqindjen e aksioneve që shteti do ta ketë pas rivitalizimit të saj.
Lorik Haxhiu, menaxher i projektit Kosova e Re ka thënë se vendimi i Qeverisë i datës 19 korrik 2012 kërkon analizimin dhe paraqitjen e opsionit më të mirë për përfshirjen e sektorit privat në termocentralin Kosova B, si pjesë e veçantë e transaksionit Kosova e Re. Komiteti Drejtues i projektit Kosova e Re është obliguar të paraqesë opsionin më të mirë.
Duke pasur parasysh që Kosova ka nevojë për energji elektrike për periudhën afatgjate, është e domosdoshme prodhimi i energjisë elektrike nga Kosova B. Ky termocentral duhet të operojë së paku deri në fund të vitit 2030. Rehabilitimi i Kosovës B parashihet të realizohet nga sektori privat dhe duhet të realizohet para vitit 2018, ka thënë Haxhiu.
Termocentrali Kosova B, i ndërtuar në vitin 1984, është i dizajnuar për jetë teknike operacionale prej 40 viteve, që i bie deri në vitin 2024. Mirëpo, Qeveria ka vendosur që Kosova B të operojë deri në vitin 2030 (gjerësisht në Kohën Ditore).















agjeruesi25.07.2012/10:31
hargjimi i buxhetit te kosoves per gjera banale dhe te gabuara e te demshme, i ngreh si pasoj edhe shitjen e objekteve te huajve, grekeve, bullgarve, serbve indirekt e tj. Ju lumt ju lumt, njerzve te zotet e mendjes.