Sindikalistët e Shqipërisë protestuan kundër vendimit të Kusari-Lilës

Artikujt tjerė
- Mjetet ujore turistike do të regjistrohen edhe në Plazhin e Orikumit
- Velipoja e Ulqini, në garë për turistët nga Kosova
- Haxha: Kryeshefi i PTK-së po stoliset me sukseset e mia
- AKP: Privatizimi në veri ka nisur prej kohësh
- Anashkalohen investimet në zonat shqiptare në Maqedoni
- Kosova nuk siguron bukën as këtë vit
- Kosova është vonuar shumë për anëtarësim në BERZH
- OEK-u kërkon nga Thaçi rishqyrtimin e vendimit për çimenton
- Italianët interesohen për industrinë ushqimore të Gjakovës
- Sindikalistët e Shqipërisë protestuan kundër vendimit të Kusari-Lilës
Tiranë, 21 korrik - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë ka zhvilluar një protestë kundër vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, për taksën e çimentos së Shqipërisë, e cila pengon eksportin e saj në Kosovë. Reagimi sindikalist ka ardhur pas një kohe mungese debati në Shqipëri për tarifën e çimentos prej 35% e vendosur nga MTI-ja. Me mbështetjen e rreth 1 000 punëtoreve të profesioneve të ndryshme, BSP e Shqipërisë ka protestuar të premten në Tiranë, fillimisht para Ministrisë së Ekonomisë e Tregtisë dhe më pas përpara Ambasadës së Kosovës në Tiranë. Protestuesit mbanin në duar edhe pankarta ku shkruhej: Zonja Kusari, ndal vendimet korruptive në dëm të punëtorëve shqiptarë të çimentos, Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të rishikojë menjëherë vendimin për heqjen e tarifës së pabazuar dhe diskriminuese etj.
Ministri shqiptar i Ekonomisë dhe Tregtisë, Edmond Haxhinasto tha se iu ka komunikuar protestuesve se ka pasur një bisedë me homologen e tij në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila, ku kjo e fundit i ka premtuar se Qeveria e Kosovës po shqyrton heqjen e tarifës doganore për çimenton shqiptare. Haxhinasto është shprehur se Qeveria shqiptare do të bëjë përpjekje maksimale për tregtinë e lirë në rajon duke lënë të nënkuptohet se nuk do të ketë bllokim të prodhimeve të Kosovës siç ishte dikur rasti me pataten.


llesh trapi22.07.2012/10:50
kosov esht koa me e pershtashme te japesh jeten te lidhur me dinamit ose tritol ne vende te populluara me cecen vetem gjak ceceni dhe masaker me trupat e ceceneve

Dante Aliu21.07.2012/21:15
Sa te merzitshem u bonen keta, pse nuk protestojshit kur Shqiperia vendoste taksa per patate... edhe Mimoza nuk ka vene taksa per prodhimet e juaja, por per prodhimet e nje spanjolli e libanezi, kurse shteti i juaj vendoste taksa per prodhimet vendore te shqiptareve kosovare.














Mitrovicali22.07.2012/11:42
kur shqiperia vendosi reciprocitet mbi patatet e kosoves , ne shkuam i bllokuam dyert e qeveris tone , tani kur ne u vendosim reciprocietet atyre per te mbrojtur prodhimin vendor , prap shkojna i mbyllim zyrat e qeveris tone dhe protestojme .
me fjale te tjera " na jena e mira e hallkut e e zeza e vetvehtes "