Elkos Group ia mësyn PTK-së

Artikujt tjerė
- Financimi i dy autostradave njëkohësisht rrezikon me bankrotim të shtetit
- Kosovarët për tre vjet, 33 milionë euro blerje patundshmërish në Shqipëri
- Rënia e remitencave zvogëlon konsumin
- Në Shqipëri, pas hidrocentraleve shtyhet dhe privatizimi i Albtelekomit
- Elkos Group ia mësyn PTK-së
- Buffet: Eurozona nuk do të ekzistojë në formën e tashme
- Ligji për TVSH-në nis të zbatohet me 25 ditë vonesë
- KEK-u: Zyrtarët e Sharr Cemit gënjejnë opinionin
- Terminali i Portit të Durrësit, porta e Shqipërisë Europiane
- Ulen të ardhurat nga diaspora
Prishtinë, 14 korrik - Një ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë, Elkos Group nga Peja po bëhet gati tia mësyjë privatizimit të 75 përqindëshit të PTK-së. Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë për media e lëshuar nga kjo kompani.Bordi i kompanisë sonë mori vendim që së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë të jetë pjesë e procesit të privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Ky vendim është marrë duke synuar që të arrihet sukses për kompaninë në fjalë dhe po ashtu për Kosovën. Një sukses të tillë e ka arritur vetëm Kroacia në Ballkanin Perëndimor, duke arritur të privatizoj Telekomin kroat dhe të ruajë 49 për qind të aksioneve nga kompanitë vendore, thuhet në komunikatën e Elkos Group, transmeton portali Telegrafi.
Komisioni qeveritar për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës ka prezantuar muaj më parë këshilltarin e ri të transaksionit dhe planin për implementimin e privatizimit të PTK-së. Këshilltari i transaksionit, i përbërë nga përfaqësuesit e kompanive Lazard Fereres S.A.S. dhe Raiffeisen Investment, ka shprehur bindjen se PTK-ja si kompani është atraktive për investitorë seriozë dhe se tregu i telekomit në nivel global ka vazhduar të gjenerojë të hyra të mëdha. Në planin kohor të prezantuar nga këshilltari i transaksionit, shitja e PTK-së pritet të ndodhë brenda vitit 2012.
Privatizimi i PTK-së kishte filluar dy vjet më parë, kurse Telecom Austria e Deutche Telecom kishin pasur gjasat më të mëdha që të blinin 75 për qind të aksioneve. Por, tenderi ishte anuluar nga Qeveria e Kosovës pasi që Deutche Telecom ishte tërhequr dhe në garë kishte mbetur vetëm një kompani.


izet15.07.2012/08:42
Cka s'do me ndi njeri ... ELKOS, prone e Deputetit te AAK me qene pronar i PTK, ncncncnc ...

Afrimi15.07.2012/01:04
Valla bre sami fejza ja ke qillu si nbir po nuk e di ti mir a e din qe ETC eshte Ekonomska Tergovinska Centar meno mir qfar ke qellu ti edhe tjeret qe mendojn qe e ke mir

ledri14.07.2012/23:25
moti ja kane sjelle rrotull,me ble vete thaçi and co

jeta14.07.2012/22:46
Thaqi e ka ble Net. Bravo bosi i Kosoves

linda14.07.2012/22:13
ATA QE PO E SHESIN PO ME DOKET QE PO DOJNE EDHE ME E BLE..

kos14.07.2012/22:06
po dojka me u kthy 063 prap a 064 qysh ka qene perpara,,,

peja14.07.2012/19:27
mire e ki Sami Fejza se sa te kem ket qeveri ka shanca edhe RUSI me shka me a ble e kshtuqe ma mire qeky shqiptar!!

hasan hyseni14.07.2012/19:10
shume mire

sami fejza14.07.2012/15:20
Boll mir pi ja bojka ma mir ky me ble se turku















toni15.07.2012/09:05
A thu me cilen kompani nderkombetare po hika !!!???