Radhë të gjata në Sharrcem

Artikujt tjerė
- Për importuesit e çimentos nuk priten ditë të mira
- Iniciohen procedurat për ndërtimin e hidrocentralit të Zhurit
- Nënshkruhet kontrata për tre hidrocentrale në Grykën e Deçanit
- Radhë të gjata në Sharrcem
- FMN-ja nuk është vetëm për Evropën
- Kusari-Lila vazhdon të mbrojë vendimin për çimenton
- Ministritë kanë dy muaj për të rishqyrtuar licencat
- Kryeministri Thaçi inauguroi fushatën e korrjeve, premton mbështetje
- Në Kroaci aeroporti i parë privat
- Qeveria e Maqedonisë rikonstrukton hekurudhën përgjatë Korridorit 10
Hani i Elezit, 10 korrik - Radhë të gjata janë krijuar gjatë këtyre ditëve para dyerve të çimentores Sharcem, pas vendimit për tarifën prej 35 për qind për importuesit e çimentos, i marrë nga ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila, raporton KTV. E kjo e fundit nuk ka pranuar se po ndodh një gjë e tillë, duke iu kërkuar gazetarëve që të verifikojnë informacionet e tyre.
Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, me bindje të plotë para gazetarëve ka thënë se nuk ka radhë të gjata për ngarkim të çimentos, pas vendimit të saj për vendosjen e tarifës prej 35 për qind për importuesit e çimentos.
Madje, ajo ka kërkuar nga gazetarët që të verifikojnë informacionet e tyre për radhët e gjata të kamionëve për ngarkimin e çimentos në fabrikën Sharcem-Titan.
Informacion lehtë i verifikueshëm ky! E shoferët e kamionëve me nervozizëm tregojnë për procedurat që kalojnë për ngarkim të çimentos në këtë fabrikë.
Iu duhet të presin në radhë më shumë se 10 orë.
Burime nga Hani i Elezit njoftojnë se sot rreth mesditës, më saktësisht në orën 13, rreth 150 kamionë kanë qenë në radhë duke pritur me orë të tëra për tu ngarkuar me çimento. Shoferë të kamionëve në radhë për çimento, kanë theksuar, duke kërkuar të mbesin anonim, se janë duke pritur mbi 24 orë radhën për çimento.
Madje, shoferët kanë hasur në probleme edhe me sigurimin e kësaj fabrike.
Ministrja Kusari Lila ka thënë se vendimi i saj është konform mbrojtjes së interesit të përgjithshëm dhe ligjeve në fuqi dhe në asnjë mënyrë nuk beson se vendimi mund të jetë tjetër.
Ajo ka shtuar se me këtë vetëm janë forcuar grupet e caktuara importuese, që sipas saj, kanë fitime shumë të mëdha në dëm të prodhimit.
Kusari Lila ka paralajmëruar se vendimi i radhës do të jetë i balancuar, e do të merret pas mbledhjes së fakteve dhe analizës ekonomike.
Vendimi për masat e parakohshme mbrojtëse mund të jetë deri në 150 ditë.
Por, në bazë të Ligjit për Masat Mbrojtëse në Importe kjo mund të zgjasë plus 90 ditë në rast emergjence, e ministrja mund ta zgjasë këtë afat më së shumti edhe për 60 ditë.


Leunardi 10.07.2012/21:59
Kjo ësht edhe nje rast i korrupsionit i paraqitur publikisht e i ndermarr nja Ministresha e një partije që udheheqjen e shtetit e konsideron biznis si ne shekullin e 20 ne Rusi ku Pronari i saj direkt poe tham jo e partis se saj bashkpunoj dhe bash jetoj me Ruset a del ky popull lirisht ti them Budall me kundershtu diqka aaa veq shikon edhe nuk ndermerr asgje nje form i miraton vendimet e ktyre njerzve qe eee qun kosoven ne fund te pusit me Skamje e varferi duke ju rritur te ardhrat nje pjese te popllit e duke ju rritur TVSH,Qmimet popllit ne pergjesi kti poplli qe kurr sditi te largohet nga skamja e varferija,Sundimtart,Hajnat,
Tja bajm nje pytje Z.Ku..sari sa ke qmimi i marrveshjes me ket kompani Greke sa ke perfitimi për ket Vendim qe murret për territ punen pothuaj se 70 duke pasur parasysh se esht edhe koha e veres e shumica e punve ndertimtaris kryhen ne ket Zezon esht vale punes edhe edi mir Z.Ku..sari na keni ligjeruar se qka esht Monopoli dhe ju me ket vendim jeni tue qu Tregun e Qimentos ne Monopol dhe kompanija Greke mund te lun me qmime dhe cilsi etj si te don Turp per Ministreshen me turp per PDK si ju pruni en qeveri marre qa po i beni shtetit të sapo lindur














Doktori11.07.2012/11:51
Sa eshte perqindja tani ministre mbase mbi 40 qenka monopol. Ku eshte agjencioni i konkurrences tani. Mendoj qe ky shtet eshte drejt germines qe problem ka me pas me u kthy me dekada