Ministritë kanë dy muaj për të rishqyrtuar licencat

Artikujt tjerė
- Ministritë kanë dy muaj për të rishqyrtuar licencat
- Kryeministri Thaçi inauguroi fushatën e korrjeve, premton mbështetje
- Në Kroaci aeroporti i parë privat
- Qeveria e Maqedonisë rikonstrukton hekurudhën përgjatë Korridorit 10
- Arsimi, shëndetësia, mediet - nuk obligohen me TVSH
- Maqedonia po zhytet në krizë ekonomike
- Në Shqipëri, në janar-mars ekonomia bie me 0,2 për qind
- Në Kinë, bie ndjeshëm inflacioni
- Vendimi për çimenton i ministres nxjerr në rrugë punëtorët
- Inflacion i ulët rekord i regjistruar në Kinë
Prishtinë, 10 korrik - Nën udhëheqjen e zëvendëskryeministres dhe ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila u mbajt takimi i tretë me radhë i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik(KKZHE). Zv.kryeministrja Kusari Lila foli për rolin, të arriturat nga takimi paraprak, si dhe hapat e mëtutjeshëm të KKZHE-së. Anëtarë të ri të këtij këshilli janë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, thuhet në një komunikatë të KKZHE-së.Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik është duke vazhduar punën dhe se rekomandimet e dala nga ky këshill adresohen me shumë seriozitet. Në takimin e kaluar Oda Amerikane e Kosovës ka rekomanduar rishqyrtimin e ligjit të punës, konkretisht pushimin e lehonisë. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq rreth kësaj çështjeje tha se është bërë një analizë e këtij ligji dhe se ne e kemi dërguar në Komisionin Parlamentar në prill të këtij viti, mirëpo ende jemi në pritje të një përgjigjje. Ai ka treguar se në bazë të vlerësimeve që ministria që ai drejton kanë bërë, punësimi i femrave ka rënë dukshëm.
Zyra për Shërbime Juridike në Zyrën e kryeministrit prezantoi një raport të shkurtër për paraqitjen e licencave nga nëntë ministri, të tjerat do të shqyrtohen në takimin e radhës. Lidhur me këtë zv.kryeministrja Kusari Lila tha se secila ministri do ti ketë dy muaj në dispozicion që të rishqyrtojë të gjitha licencat dhe lejet e saj. Ministritë duhet të japin arsyetim të thuktë se pse dëshirojnë të mbajnë një licencë apo leje të caktuar bazuar në parametrat e shëndetit, sigurisë dhe efikasitetit-tha ajo, duke përfunduar se në shtator të këtij viti pritet një vendim për arsyetimin e plotë nga secila ministri për këtë çështje.
Si pikë e rendit të ditë u darkordua dorëzimi me shkrim i agjendës legjislative tek asociacionet e bizneseve, që është një zë i rëndësishëm në ngritjen e dialogut publiko-privat, për të marrë rekomandime dhe komente nga përfaqësues të tri asociacioneve të biznesit (Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Amerikane e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re).
Në agjendën e KKZHE-së u miratua themelimi i Komisionit ndër-ministror për projektin e ndërtimit të hidrocentralit të Zhurit, ku Ministri i Zhvillimit Ekonomik, me vendim do të formojë komision, ndërsa po në këtë takim u vendos që të ketë nga asociacionet e pranishme të dërgojnë nga një përfaqësues si vëzhgues të këtij procesi.
Si hapa të ardhshëm për takimin e radhës mbeti kompletimi i listës së licencave dhe lejeve nga secila ministri dhe agjencion shtetëror, si dhe themelimi i Grupit Punues të udhëhequr nga Zyra për Shërbime Juridike në zyrën e Kryeministrit për reformën në Sistemin e Lejeve dhe për Gijotinë te licencave.
Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik është organi kryesor këshillues dhe vendimmarrës për politikat ekonomike dhe reformat, i cili mbahet çdo muaj.
Ky këshill përbëhet nga 11 ministri, 3 asociacione të biznesit dhe donatorë që ndihmojnë projektet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.











