Intensifikohet korrja e grurit, rendimentet mesatare

Artikujt tjerė
- Intensifikohet korrja e grurit, rendimentet mesatare
- VV hedh erë të keqe, Çalik&Limak premton 500 milionë euro investime
- Eksploatuesit e rërës me protesta kërkojnë tu lejohet puna
- Ulje rekorde e normës së interesit për euron
- KAMILA e Prizrenit promovon Kosovën në 16 shtete
- Shpërthim i inflacionit në Rusi
- Agjencitë serbe bëjnë ofertë turistike për në Shqipëri
- Punëtorët e larguar të Ferronikelit sërish protestojnë
- Ligji i punës i jep të drejtë Ferronikelit ta reduktojë stafin
- Guvernatori i Shqipërisë paralajmëron rrezikimin e rritjes ekonomike
Prishtinë, 6 korrik - Fushata e korrje-shirjeve të drithërave të bardha, për shkak të vegjetacionit më të hershëm dhe temperaturave të larta që kanë mbizotëruar në fund të pranverës dhe fillim të verës, ka filluar më herët sesa në vitet e kaluara. Sipas informacioneve fillestare që posedon komisioni qendror në Ministrinë e Bujqësisë, fushata e korrje-shirjeve më intensivisht është duke u zhvilluar në komunën e Prizrenit, Suharekës, Gjakovës, Skenderajt dhe Gjilanit, kurse rendimenti mesatar i prodhimtarisë së grurit në këto komuna sillet prej
3 800 deri në 4 200 kilogramë për një hektar. Gjithashtu, sipas komisioneve lokale, që janë duke e monitoruar procesin e korrje-shirjeve në komunat e tyre, të gjithë autokombajnerët janë duke e respektuar çmimin e korrje-shirjeve prej 100 euro për një hektar, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë.
Autokombajnat që kanë filluar të korrin me naftë të pasubvencionuar, të cilën e kanë blerë me çmimin e tregut dhe që i posedojnë formularët e nënshkruar dhe të vulosur nga drejtoritë komunale të bujqësisë, prej nesër do të kenë mundësi të kompensohen në 23 pika furnizuese të naftës në tërë territorin e Kosovës. Ndërsa, autokombajnat që do të përfshihen tani e pas në këtë fushatë, të cilat e posedojnë dokumentacionin e nevojshëm, do të mund të furnizohen me çmim të subvencionuar nga Ministria e Bujqësisë prej 0.93,75 cent për një litër, në po këto 23 pika furnizuese.
Sipas të dhënave të komisioneve lokale, në fushatën e korrje-shirjeve të sivjetme do të përfshihen gjithsej 1 558 autokombajna. Ndërkaq, pikat ku ato mund të furnizohen me derivate të subvencionuara të naftës janë Hib Petrol, me pikat e saj furnizuese në Prishtinë, Ferizaj, Bablak të Shtimes, Lipjan dhe Fushë Kosovë, pastaj ALBA Petrol në Viti, Compact në Gjilan, Alb Petrol në Podujevë, Elan Petrol në Prizren, Alfa Trade në Mitrovicë, ITC në Suharekë, OK Petrol në Prizren, Stella në Gjakovë dhe Strellci në Deçan, Ibos në Istog, Pajtimi në Malishevë, Jaha Petrol në Rahovec, FER Petrol në Drenas, Dini Petrol në Llaushë të Skenderajt, Benita Company në Klinë, Qendra Petrol në Dragash, Albina Petrol në Kamenicë, si dhe Kastrati Petrol në Pejë.











