• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

KAMILA e Prizrenit promovon Kosovën në 16 shtete

Publikuar: 05.07.2012 - 17:22

Prishtinë 5 korrik - Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu priti në një takim pronarin e kompanisë Kamila nga Prizreni, Erdal Shenkardesh me bashkëpunëtorë, ku u bisedua për ecuritë ekonomike të kësaj kompanie.

Është kënaqësi që në Kosovë punojnë investitorë nga Turqia, çfarë jeni ju, të cilët keni krijuar një fabrikë, ku keni hapur 120 vende të reja pune, gjë që është një  kontribut për  stabilitetin social të Kosovës, tha Gërxhaliu.

“Keni produkte kualitative që eksportoni në Keni, Johanesburg, Dubai, Bahrejn, Jemen, Irak, Jordani, Gjermani, Austri, dhe në të gjitha vendet e rajonit të Evropës Juglindore, është kontributi juaj më i madh që përmes produkteve të fabrikës Kamila, nën etiketën Made in Kosova të promovoni vlerat e Kosovës, të inkurajoni investitorët e huaj për të  ardhur në Kosovë dhe njëherësh të kontribuoni në përmirësimin e imazhit të saj në botë”, tha kreu i OEK.

Shenkardesh falënderoi për mbështetjen e dhënë nga OEK, duke theksuar se në Kosovë e ndien vetën shumë mirë dhe për momentin ka investuar afër 5 milionë euro, ku janë  ndërtuar 6 600 metra katrorë hapësirë, nga të cilat 5 000 shërbejnë për prodhim dhe 1 600 janë zyra dhe laboratorë.

“Pretendojmë që sivjet të realizojmë eksporte në vlerë 6 milionë euro dhe të vazhdojmë me investime në rritjen e kapaciteteve, me qëllim që të shtojmë punësimin dhe të kontribuojmë në  përmirësimin e bilancit të pagesave të Kosovës”, tha biznesmeni turk, i cili pastaj theksoi se kjo fabrikë prizrenase ka probleme për të depërtuar në Bosnjë e Hercegovinë, për shkak të problemeve të natyrës politike, pasi atje nuk e pranojnë  asnjë  dokument të Kosovës.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell