• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

KEK-u: Do t’i mbledhim borxhet deri në qindarkën e fundit

Publikuar: 23.06.2012 - 09:25

Prishtinë, 23 qershor - Korporata Energjetike e Kosovës ka paralajmëruar konsumatorët se asnjë borxh nuk do të falet edhe pas privatizimit të distribucionit dhe rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas KEK-ut, pronari i ri i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike do të vazhdojë të punojë njëjtë siç punohet tani dhe do të vazhdohet me shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj. “KEK-u ka vërejtur kohëve të fundit se konsumatorët po supozojnë se nuk do të mblidhet borxhi pas privatizimit. Kjo nuk është e vërtetë, sepse KEK-u do të vazhdojë me inkasimin deri të mbledhë  qindarkën e  fundit që konsumatorët i kanë borxh. Çdo grumbullim i borxhit do të jetë në dëm të konsumatorit dhe do të rezultojë me shkyçje”, thuhet në një kumtesë të kësaj korporate.

Sipas KEK-ut, investitorit do t’i ofrohet stimulim nga ana e Qeverisë së Kosovës që të arkëtojë borxhet nga secili konsumator.

“Ky stimulim do të ndikojë që investitori i ri të jetë edhe më efikas në shkyçjen e konsumatorëve të cilët nuk i paguajnë borxhet e tyre dhe do t’i mbajnë të shkyçur përderisa nuk paguajnë borxhet. Derisa investitori të marrë përsipër, KEK-u do të vazhdojë punën si zakonisht dhe do të vazhdojë t’i shkyçë konsumatorët, të cilët nuk paguajnë”, thuhet në komunikatë.

Shuma e borxhit që konsumatorët i kanë KEK-ut u afrohet 400 milionë eurove, shkruan sot “Koha Ditore”.

 

Komente (8)

HASHIMTHAQI25.06.2012/13:05

EDHE PAK SALI BERISHA DOTA SJELL RRYMEN E KOMBIT SIKURSE RRUGEN KOMBIT DERI NE MERDAR

Beki23.06.2012/19:43

Sigurisht se popullata do ta paguan borgjin qe e kemi,por jo tani si mendon qeveria duke kerkuar preteks per tu ngritur populli ne trazira e keta mei nxjerr kembet ngadal,jo jo jo ne vendit tone i kemi dhanë edhe me shumë se që mendon qeveria edhe do ti japim gjithnje,por jo tani kur mendon kjo qeveri e brisht ti kap edhe keta lek e te fshihet mbas patriotizmave dh folklorizmave.Se han populli ket gatim te juaj pa krip...investitori e merr per te gjithe qytetaret e vendit e shkav si do ta paguan kesh apo qek hahahha shkoni kerkoni me e pague...nashta ju kajn NN

riki23.06.2012/17:21

KURRRR mi mledh borgjet ju jooo.qysh po e shtrejtoni po doket qe tash e mas ka gjys fakture kena me pagu se sju ka met tjeter kesaj qeverie veq edhe ne brek te mrenshme me na lon

mjeshtri23.06.2012/14:48

Dardanase po ku pi me per interned qkyqe internedi. Dhe paguje rryme. Qyshe po duhet me pagu buken qashtu edhe rrymen

shevernazi23.06.2012/13:46

SKENI ME E MBLEDH ASNJI CENT. KJO GENJESHTER JU SHERBEN JUVE SI ALIBI PER SHTREJTIMET E REJA DHE PER VJEDHJET E PLANIFIKUARA ME ORET ELEKTRONIKE.

dardanasja23.06.2012/13:31

Ku është ajo e mirë që qytetarët e Kosovës të kenë para e ta paguajn borgjin KEKut,kjo do të tregonte se Kosova ka përparuar ekonomikisht,por duke ditur se mbi gjysma e popullatës jeton në varfëri gjersa 20 e tyre jetojnë në varfëri të skajshme,dyshoj se do të mundë të inkasoj mjete ashtu siq po mendojnë.Unë po tregoj për vehte i kam 1100 euro borgj jan 9 anëtarë a vetëm nëna im plakë mer ndihmë sociale 45 euro,do e kisha pyetur qeverin e osovës dhe KEKun nga do ti marr ato para.Ju lutem tegomeni se nga do i mar kto para.

egi Agi 23.06.2012/12:47

ESHTE APSURDE QE KEKU KERCNOHET ME KETO KOMUNIKATA , SE E DIN MIRE GJNDJEN EKONOMIKE TE SHQIPTAREVE NE KOSOVE. EDHE E DIN MIRE QE NERVAT NAJ KAN SHKATRRUE ME REDUKTIME, TASH EDHE SHTREJTIMET E RRYMES, VETEM PER PERFITIME TE DISA MATRAPAZVE, SHIQONE GJENDJEN E PENSIONISTEVE TE KOSOVES ME 35 EORO E AS KUSH NUK INTERESOHET PER TA. E KEK DOTI SHKYQ NGA RRJETI, MARRE E POSHTERSI ESHTE4 KY VEPRIM

shpresa gashi23.06.2012/10:35

Jo bash krejt, por vetem te fukarenjve ndoshta. E te serbeve jo se jo. E kisha porositur KEKun, me ne fund mos te koritet, se s'ka mundur t'i mbledh kur krejt e ka pase situaten ne dore e jo tani.

1000  Karaktere
Prishtinė 10°CI kthjellėt
Tiranė 10°CI kthjellėt
Shkup 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme