• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

SharrCem: Laboratori i BE-së konfirmon importimin e Klinkerit

Publikuar: 22.06.2012 - 18:04

Han i Elezit, 22 qershor - Me qëllim të transparencës dhe informimit të drejtë të qytetarëve e publikut të gjerë, SharrCem ka angazhuar laboratorin e pavarur dhe të akredituar nga Bashkimi Evropian për të vërtetuar përbërjen e materialit të importuar, i cili tash e disa ditë është ndalur nga Doganat e Kosovës. Sipas analizave të dala, ky laborator ka testuar se fjala është për klinker, ashtu siç është deklaruar në rend të parë nga SharrCem në deklaratën doganore, e jo për çimento, siç është cituar në disa medie.

Për më shumë, viteve të fundit SharrCemi ka importuar më shumë se 50 000 tonë klinker si lëndë të parë, si dhe trajtimi dhe deklarimi i këtij materiali nuk ka dalluar me deklarimin e fundit për të cilin është bërë një propagandë mediale kundër Sharrcemit, thuhet në komunikatën për opinion publik të prodhuesit të vetëm të çimentos në vend. 

Klinkeri si lëndë e parë nuk është e lejuar të përdoret si material ndërtimi dhe si i tillë nuk përdoret. I vetmi shfrytëzues i kësaj lëndë të parë janë fabrikat e çimentos. Kjo lëndë e parë duhet të përpunohet më tutje në procesin e prodhimit, së cilës pastaj i shtohen edhe shumë përbërës tjerë për të përfituar produktin final të çimentos. Klinkeri i çfarëdo forme qoftë, granulat apo i bluar, ka kompozicionin e njëjtë kimik dhe mineralogjik. Arsyeja pse Sharrcem ka vendosur ta importojë të bluar është thjesht për çështje ambientale, sepse procesi i bluarjes është ndotës i madh i mjedisit dhe uzina për trajtimin e klinkerit është në proces të modernizimit.

Në vijim të komunikatës, thuhet se faktet e mësipërme lënë të kuptohet se akuzat mbi veprimtarinë e SharrCem janë të pabazuara, me këtë rast fton mediet që të informojnë publikun dhe qytetarët në mënyrë të drejtë, si dhe lusim autoritetet kompetente që publikisht të rivendosin të vërtetën mbi bazën e fakteve. Gjithashtu, SharrCem fton të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë edhe mediet, për secilën informatë që ju nevojitet të vijnë në uzinën në Han të Elezit dhe të kryejnë punën e vetë në përputhje me rregullat etike dhe profesionale.

Komente (1)

Niki23.06.2012/17:47

a din kush me thin nje informate sakte ku disa thon klinker e disa qimento e ktu dikush eshte ka rren ama spo di kush se.

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell