Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë asgjëson fidane

Artikujt tjerė
- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë asgjëson fidane
- Lagarde kërkon nga grekët që të paguajnë taksat
- Bujqësia ndër prioritetet kryesore në Gjilan
- Japonia dhe Kina nisin këmbimin valutor
- Banka spanjolle kërkon ndihmë
- Kundërkorrupsioni pasuron zyrtaren e lartë
- Në Shqipëri ulen importet, rriten eksportet
- Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve investon në letra me vlerë
- "British Airways" braktis Kosovën
- Biznesmenët ulqinakë themelojnë klubin e biznesit Anamali
Kamenicë, 26 maj - Inspektoret fitosanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë inspektimeve të rregullta të prodhuesve të materialit fidanor ne komunën e Kamenicës kanë hasur ne fidane te cilat si shkak të ruajtjes joadekuate, në trap kanë humbur vitalitetin dhe aftësinë mbirëse të tyre dhe si të tilla nuk kanë siguri në zënie (mbishmëri). Për të mbrojtur fermerët kultivues të pemëve dhe konsumatorët që mbjellin drunjtë dekorativ, inspektorët bën asgjësimin e tyre. Llojet e fidaneve ishin kumbull, dardhë, pjeshkë dhe drunjë të ndryshëm dekorativ. Sasia e fidaneve të asgjësuara është gjithsejtë 5100. Asgjësimi u ekzekutua me djegien e tyre ne pronën e prodhuesit ne prani të inspektoreve të AUV-së.
I gjithë materiali fidanor i pemëve, bimëve dekorative si dhe fidanet e perimeve që tregtohet ne vendin tonë i nënshtrohet kontrollit të inspektoreve fitosanitar kufitar dhe te brendshëm për ti mbrojtur fermerët tonë nga fidanë të cilësisë se dyshimtë me ndonjë sëmundje, thuhet në komunikatë .













