• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Të martën në Londër, konferenca me investitorë potencial për PTK-në

Publikuar: 21.05.2012 - 16:57

Prishtinë, 21 maj - Nesër, më 22 maj 2012, në Londër, mbahet konferenca me investitor potencial për Postën dhe Telekomin e Kosovës. Konferenca ka për qëllim prezantimin para investitorëve të potencialit investues në PTK.

Në konferencë do të prezantohet kompania, zhvillimet në tregun e telekomit në Kosovë dhe procesi i privatizimit të PTK-së, ndërsa investitorët do të kenë mundësinë të shprehin qëndrimet e tyre dhe të shtrojnë pyetje për këtë proces.  Ndryshe,  pjesëmarrjen në konferencë e kanë konfirmuar investitorë nga e gjithë bota, gjë që përbën një parametër shumë pozitiv për atraktivitetin  e kompanisë. 

Konferenca do të udhëhiqet nga Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ndërsa PTK-në do ta prezantoj kryeshefi ekzekutiv,  Ejup Qerimi.

Kjo konferencë organizohet nga Këshilltari i Transaksionit i Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell