• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Një kompani e një konsorcium në garë për Distribucionin e KEK-ut

Publikuar: 21.05.2012 - 16:08

Prishtinë, 21 maj - Nga katër kompani, sa kishin konkurruar për të privatizuar Distribucionin dhe Furnizimin e KEK-ut, në garë kanë mbetur vetëm një kompani dhe një konsorcium. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka thënë se dy kompanitë turke, Limak dhe Çalik, kanë vendosur të formojnë konsorcium, përderisa kompania nga Egjipti, Elsewedey Electric, ka vendosur të konkurrojë e vetme. Beqaj ka thënë se vendimi për përzgjedhjen e kompanisë fituese do të merret shumë shpejt. Ai ka shtuar se pret që përmbyllja e ofertës me kompaninë fituese të bëhet brenda këtij viti. Ai edhe një herë i ka garantuar punëtorët e kësaj kompanie se nuk do të jenë të rrezikuar me largim dhe se kontratat e tyre janë të përgatitura sipas kushteve të kërkuara në Ligjin e Punës.

Procesi i privatizimit të Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të KEK është në harmoni të plotë me standardet ndërkombëtare dhe ruan maksimalisht interesin e shtetit të Kosovës, duke mos marrë obligime ligjore dhe financiare, të cilat mund të paraqesin problem në të ardhmen, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

Këto komente kreu i MZHE-së i bëri sot gjatë një konference për media, pas takimit të Komitetit Qeveritar për Privatizimin e KEDS-it. Ministri Beqaj tha se transparencën e procesit e garanton fakti që me rastin e dorëzimit të ofertave, prezentë kanë qenë përfaqësues të kompanive ofertuese, vëzhgues nga ana e IFC dhe Deloitte, të cilët e kanë konfirmuar rregullsinë e procesit të hapjes.  “Dokumentacioni tashmë është i vendosur konform rregullave në një kasafortë në një dhomë që është e monitoruar 24 orë me video incizime dhe njëkohësisht qasjen e kanë dy institucione në këto informacione dhe ne presim që komisioni për vlerësim të ofertave  që është  caktuar sot nga ministrat përgjegjës në këtë lami, të kryej punën e tij”, tha ai.



Sipas ministrit, komisioni do të fillojë punën qysh nesër dhe sa më shpejtë që të jenë të qarta procedurat dhe vlerësimet e këtyre dokumentacioneve do të procedohet me shpalljen e fituesit, duke theksuar se nuk ka kriter tjetër përveç kriterit të ofertës më të mirë financiare.

Beqaj tha se ministrat në emër të Qeverisë kanë komunikuar në mënyrë shumë intensive për të drejtat e punëtorëve. Në këtë aspekt KQP ka marrë një vendim me përkrahje të plotë të Qeverisë që të gjitha kontratat e punëtorëve, përfshi edhe ato të përkohshme të garantohen për një periudhë trevjeçare.

Ministri Beqaj ka sqaruar se Qeveria e Kosovës për dallim nga vendet e tjera nuk merr obligime për mbulim të humbjeve, të cilat mund të krijohen në ndërmarrjet e ardhshme private për shkak të mosinkasimit.

“Kjo është keqinterpretuar shumë shpesh duke thënë që kanë subvencionime të Qeverisë për mosinkasim. Po e them edhe një herë para gjithë jush se nuk ka subvencionim nga buxheti për mosinkasim dhe subvencionimi i shkon vetëm gjenerimit dhe rasteve sociale të cilat janë të parapara konform listës e cila ofrohet nga MPMS”, tha ai.

Numri një i MZHE-se premtoi se procesi do të mbyllet shumë shpejt dhe palët e interesuar do të njoftohen me kohë, ndërsa procesi i hapjes së ofertave financiare do të jetë publik, ku përveç ministrave që janë të angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, do të ftohen të gjitha institucionet ndërkombëtar në Kosovë, përfshirë ambasadat, EULEX-in, ICO, Komisionin Evropian, KfW, USAID-in, shoqërinë civile, mediat dhe kushdo që ka dëshirë të jetë prezent.



 

Komente (7)

pejonja22.05.2012/10:56

Qeveria mbushi distr.me puntor me kontrata te perkohshme dhe me kta beri manipulimin e nenshkrimeve per privatizim ,dhe keta puntor familjar te tyre sot trajtohen sikur puntoret qe punuan 30apo40vite me kontrata te perhershme,pas privatiz.ata qe kan krah te fort do te mbesin ndersa tjeret do te largohen.

luledukagjini22.05.2012/09:47

Privatizimi i distr.nuk asht ne te miren e kosoves e as te puntorve,vetem ne te miren e kesai qeverie, qe shterri e gjith pasurin shoqrore per tu pasurua vet.I huaj vjen vetem per te fituar vet. Por kti vendi fatkeqsisht nuk pati kush ti dali zot pas ardhjes ne pushtet te mafiozve siq esht besim beqaj me gjith qeverin.

Ingjinjerja22.05.2012/09:45

Ne vend qe te bisedohet me ndonji Kompani Serioze Perendimore , e cila do te zhvillonte Distribucionin, keta shkojne e na Kthejne ne Azi e Afrike. Nuk esht qudi, se me keta PAZARI ,lexo vjedhja esht me e lehte. Ketij fare Anonimusi Beqaj i INTERESON vetem GJEPI i Vet, e sa i perket ardhemeris se Distribucionit dhe Puntoreve te saj , kjo per te ska ama bash kurfare rendesije. Kjo esht papergjegjesi e pa pare, dhe me shum do te jemi ne terre se sa qe do te kemi rryme. Kesaj Kompanije Limak ashtu si iu fale Aeroporti , do te i falet edhe Kosova B prej 6oo mega wat, per te ndertu nji Termoelektrane prej 6oo mega Wat. Hajni e perte Hajnise. Nuk ka mbet edhe shum Kapital per tu vjedh ne kete Kosove te Shkret e pa zot Shpije.

Eki22.05.2012/07:05

duhet me jau shit sa ma lir zotrinjve, me largue puntor nga puna sa te dojn, edheee, me na e shtrejtue rrymen sa te dojn. Seee, kta ndryshe smunden me u pasurue. Derisa neve ma te zinj sesa jemi edhe pak mund te behemi, por jo edhe shum derisa nuk na mbysin krejt,

cafa 21.05.2012/21:39

ishalla sa ma shpejt privatizohet se dallavergjit e pa puntoret po bajn sefa

Eksperti21.05.2012/20:40

Marrja e Zotit cfare kompani do ta marrin Distribucionin. Shife zv. Mimoza Kusari e ka delegu sekretaren e vet te papervoje fare, nje ish asistene e rangut te ultene kete takim kaq te rendesishem. Por ska faj se eshte duke shetitur neper Vjene e tu mbajte ligjerata koti me Klintonin. Turp per Zotin. E mandej flasin per zhvillim.

Bajrami21.05.2012/20:38

Hahaha, e paskan pagu kete kompanine Egjiptiane ose i paskan premtu me shperbly me ndonje kontrate, vetem per me konkuru, e me i bo 2 oferta, se me mbet me nje ofert kishte deshtu tenderi

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CShi i lehtė
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell