Liderët e G8 trajtojnë shqetësimet ekonomike

Artikujt tjerė
- Liderët e G8 trajtojnë shqetësimet ekonomike
- Lendrit Popaj nga Fortesa, blegtori më i mirë në Kosovë
- Importi nga Serbia dëmton prodhimtarinë në Kosovë
- Diskutohet bashkimi i aerokompanive ballkanike
- Nis shtypja e dhrahmisë
- Facebook trondit bursat
- Kriza e borxheve mund të zgjasë edhe dy vjet
- Oda Ekonomike Amerikane kërkon eliminim të parregullsive në prokurimin publik
- Qeveria merr 49.57 milionë euro, duhet të kthejë 50 milionë
- Tri shtyllat e Strategjisë së Energjisë së Kosovës
Washongton, 19 maj - Liderët e ekonomive të mëdha botërore janë takuar në ditën e dytë të samitit të G8-ës, ku kanë trajtuar shqetësimet ekonomike si pasojë e krizës së borxheve në eurozonë.
Bisedimet në rezidencën e presidentit amerikan Barak Obamës në Kamp Dejvid afër Uashingtonit vijnë, pasi në Greqi u shpërbë parlamenti, derisa u konfirmuan zgjedhjet e reja më 17 qershor, transmeton REL.
Frika se bllokada politike do ta largojë këtë vend nga eurozona ka dominuar dhe në samit.
Me të ardhmen e euros në dyshim, liderët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Japonisë, Rusisë, Italisë dhe Kanadasë do të përpiqen që të peshojnë kërkesat për rritje të shpenzimeve me qëndrimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për masat shtrënguese.
Para fillimit të sesionit të parë të punës të shtunën, Obama u tha gazetarëve se të gjitha vendet e G8-ës janë absolutisht të përkushtuar për qëllimet e rritjes, stabilitetit, si dhe konsolidimin fiskal, derisa udhëheqësit u përpoqën që të kapërcejnë ndasitë në lidhje me tejkalimin e krizës së eurozonës.
Të gjithë ne jemi aboslutisht të përkushtuar që të sigurojmë edhe rritjen dhe stabilitetin, por edhe konsolidimin fiskal si pjesë e një pakoje të përgjithshme, që të gjithë ne duhet ta ndjekim me qëllim të arritjes së një lloj prosperiteti për qytetarët tanë, tha Obama.










