Importi nga Serbia dëmton prodhimtarinë në Kosovë

Artikujt tjerė
- Obama: Po arrihet konsensusi për reformat e eurozonës
- Liderët e G8 trajtojnë shqetësimet ekonomike
- Lendrit Popaj nga Fortesa, blegtori më i mirë në Kosovë
- Importi nga Serbia dëmton prodhimtarinë në Kosovë
- Diskutohet bashkimi i aerokompanive ballkanike
- Nis shtypja e dhrahmisë
- Facebook trondit bursat
- Kriza e borxheve mund të zgjasë edhe dy vjet
- Oda Ekonomike Amerikane kërkon eliminim të parregullsive në prokurimin publik
- Qeveria merr 49.57 milionë euro, duhet të kthejë 50 milionë
Prishtinë, 19 maj Importi i pakontrolluar nga vendet e rajonit dhe mungesa e standardizimit për kabllo po dëmton perspektivën e investitorëve të Kosovës, në mesin e tyre edhe të fabrikës për prodhimin e kabllove Proton Cable. Kjo fabrikë ka kapacitet për mbulimin e tregut të Kosovës, Maqedonisë dhe të Shqipërisë, porse, sipas pronarëve të saj, e ka të vështirë ti qaset edhe vetë tregut të Kosovës.
Proton Cable ka nisur punën në vitin 2010, ndërsa thonë se prodhimin e bëjnë me teknologjinë e fundit dhe më të sofistikuarën në rajon për kabllo dhe përçues elektrik për tension të ulët.
Drejtori i kësaj kompanie, Fatos Dida, në një konferencë për media ka thënë se mungesa e një standardizimi për kabllot është problemi kryesor që ata po ballafaqohen.
Zakonisht çdo shtet i cakton standardet të cilat edhe mund të jenë të njëjta me ato që i aplikojnë shtetet e BE-së, por tek ne nuk janë të caktuara. Mungesa e standardizimit po bën që në Kosovë të futen kabllo që nuk i plotësojnë asnjë standard, e kjo po na dëmton, ka thënë Dida.
Sipas tij, kabllot që po importohen ose janë duke u subvencionuar nga shtetet fqinje, ose nuk i përmbajnë standardet dhe janë jocilësore.
Kabllot që importohen nga Turqia paguajnë 10 për qind dogana dhe prapë dalin me çmim më të lirë se ne, kur dihet që çmimi i bakrit është i njëjtë, meqë determinohet nga bursa ndërkombëtare.
Dida ka thënë se fabrika që ai drejton do të vazhdojë tu përmbahet standardeve që i ka vendosur, e që janë në përputhje me ato të Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se momentalisht i kanë 15 punëtorë, pasi fabrika po punon me minimumin e kapacitetit.
Shpresojmë që ne të rritemi në treg dhe të shtojmë kapacitetin tonë, në mënyrë që të krijohen edhe vende të reja të punës, pasi rritja e kapaciteteve nënkupton rritje të numrit të punëtorëve, apo katërfishimin e tyre, ka thënë drejtori i Proton Cable.
Edhe kjo kompani është e pakënaqur me politikat e Qeverisë së Kosovës për prodhuesit. Prodhuesit, sipas tij, janë themeli i zhvillimit të një shteti, prandaj ata duhet të përkrahen duke iu krijuar kushte të mira të operimit.
Ne nuk kërkojmë shumë nga Qeveria, por të jemi të barabartë me vendet e rajonit. Ne paguajmë doganë për lëndë të parë dhe paguajmë TVSH në kufi, elemente këto që na bëjnë të pafuqishëm ti konkurrojmë vendet e rajonit, të cilët mund të dalin më lirë për shkak të mospagesës së doganës në lëndë të parë, ka thënë ai.
Butrint Batalli, auditor i cilësisë për ngritjen e sistemeve menaxhuese për ISO standarde, ka thënë se deri më tani nuk është caktuar një standardizim për çështjen e kabllove dhe të gypave. Ai ka thënë se tashmë do të iniciohet që të bëhet një standardizim edhe sa u përket këtyre mallrave.
Agjencia e Standardizimit merr standardet ndërkombëtare, i harmonizon ato dhe i bën standarde kosovare për një fushë të caktuar, pas një diskutimi publik. Jemi duke i shikuar mundësitë që të caktojmë edhe standardet për kabllo, ka thënë Batalli, i cili është kryetar i komisionit teknik për metale, plastikë dhe elektrikë, i cili vepron në kuadër të Agjencisë Kosovare të Standardizimit. Ai ka thënë se duhet të ketë një laborator apo institucion i cili do të bënte kontrollin e cilësisë që importohet.
Shpesh shitet një produkt dhe proklamohet që e plotëson një standard të caktuar, mirëpo në fakt ai nuk i plotëson ato standarde. Këto produkte shpesh kanë një çmim nën koston e prodhimit. Prandaj duhet të bëhet kontrolli i cilësisë së tyre, ka thënë Batalli.


agimi20.05.2012/01:28
Alan shuger miljarderi ne Britan te madhe qe nga viti 2007 qe u shfaq kriza dhe filloj recisjoni beri apel naper medja dhe gazeta qe te blejn produkte britaneze ne qoft se dojn me ndimu vetevten dhe shtetin nje shembull akom po e perdorin nape gazeta lajm dhe qe 6 vite me prpaganden produkte britanez me te mirat . the best made british

SHAIPI19.05.2012/16:35
ASGJE SMUN ME BA QEVERIA NESE NUKE VETEDIJESOHET POPULLI, POPULLI DUHET TA DIJE QE VETEM LEKU QE QARKULLON NE KOSOVE ESHTE NE TE MIR TE POPULLIT DHE SHTETIT, KJO DO TE THOT QE TI BLEJM PRODHIMET VENDORE, DERI SA LEKU NA DEL JASHE KUFIRIT KURR SHTET STABIL NUKE DO TE JEMI NE KOSOVE DO TE MBETET VETEM FITIMI I TREGETAREVE DHE ASGJE ME SHUME, KUSH JA DONE TE MIREN KOSOVES PERCAKTOHET PER PRODHIMET KOSOVARE EDHE NESE JANE PAKE ME TE SHTREJTA.

mjeshtri19.05.2012/16:14
Sduhet mu menu shum marin shembull zvicren. Qe jep supvencione per export














Prishtina6820.05.2012/14:04
Ata qe blejne mallera serbe,jane asgje tjeter vec trathtare te kombit dhe ... ses te femijve te vete.Kurre mos pacin fate ne jete dhe familjen e tyre.Keta bejne krim duke shkelur gjakun e 30 000 te ... reve dhe te zhdukurve gjate Luftes clirimtare per lirine e Dardanise sone te bukur.