• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

“Champions”, historia favorizon anglezët

Publikuar: 18.05.2012 - 21:58

Bayern i Mynihut dhe Chealsy  janë skuadrat që do të diskutojnë finalen e Ligës së Kampioneve për këtë sezon. Kjo është hera e gjashtë që titulli i klubit më të mirë në Europë diskutohet mes një ekipi gjerman dhe një anglez. Bilanci i pesë ndeshjeve të mëparshme flet më shumë për ekipet angleze që kanë fituar 4 të tilla kundrejt 1 të gjermanëve.

Herën e parë që finalja ishte anglo-gjermane ishte ajo e vitit 1975 mes Bayernit dhe Leeds e fituar nga bavarezët me rezultatin 2-0.  Në 1977 në finalen e Kupës së Kampioneve dolën Liverpuli me Borusia Mynshenglabah e mbyllur me suksesin e The Reds 3-1. Në 1980 finalja u diskutua mes Hamburgut dhe Notingem e përfunduar 1-0 për anglezët.

Në 1982, ishte Aston Vila që luajti me Bajernin e Mynihut duke e mundur 1-0. Por ndeshja që do të mbahet mend nga të gjithë është finalja e vitit 1999 mes Bayernit dhe Mancester Junajtid ku 'Djajtë e kuq' fituan titullin duke shënuar 2 gola  në sekondat e fundit të ndeshjes duke përmbysur avantazhin 1-0 të Bayernit të Mynihut. 

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell