Miami triumfon në ndeshjen e parë të gjysmëfinales

Artikujt tjerė
- Miami triumfon në ndeshjen e parë të gjysmëfinales
- Sneijder mund të përfundojë në Milan
- Juventusi mbyll stinorin pa humbje
- Raul transferohet te skuadra nga Katari, Al Sadd
- City fiton titullin e parë pas 44 vjetëve
- Paraqitje katastrofale e Bayernit para finales së "Championsit"
- Inzaghi përshëndetet me gol
- Aktivistja topless rrëmben Kupën e Euro 2012 (video)
- Mourinho: Vështirë të përsëriten rezultatet
- Sirina Williams fituese e turneut në Madrid
Miami, 14 maj - Ekipi i basketbollit Miami Heat triumfoi kundër Indiana Pacers 95:86 dhe me këtë fitore udhëheqin 1-0 në serinë e gjysmë finales së Konferencës Lindore të NBA-së.
Heat ndeshjen e fituan në çerekun e katërt me 25-16, nga të cilat 22 pikë së bashku i kanë shënuar LeBron James dhe Dwyane Wade.
LeBron James i ka udhëhequr Heatsat me 32 pikë, 15 kërcime dhe 5 asistime në ndeshjen e parë pasi për herë të tretë në karrierën e tij fitoj titullin MVP i sezonit të rregullt.
Dwyane Wade shënoi 29 pikë, ndërsa 13 pikë i shtoi Chris Bosch por, i cili në fund të pjesës së parë u lëndua dhe nuk u kthye më në parket.
Nga ana tjetër, David West dhe Roy Hibbert shënuan nga 17 pikë, derisa nga 10 pikë shënuan edhe Darren Collison e George Hill. Ndeshjet e ardhshme do të luhet të martën në Miami.








