• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Juventusi mbyll stinorin pa humbje

Publikuar: 14.05.2012 - 09:26

Torino, 14 maj - Juventusi ka mbyllur stinorin në Serie A pa pësuar humbje, ndërsa të dielën në xhiron e fundit mposhti në Torino, Atalantan me rezultatin 3:1. "Zonja e Vjetër" ka thyer rekordin e Milanit, duke zhvilluar 42 ndeshjeve pa disfatë.

Juventusi në këtë edicion të Serie A ka shënuar 23 fitore e 15 barazime, duke e fituar titullin e kampionit me 84 pikë, katër më tepër se Milani që doli i dyti. Për Juventusin është titulli i 28-të i Italisë.

Juventusi është skuadra e parë italiane që nga Milani i Fabio Capellos i edicionit 1991/92 që e mbyll një stinor në Serie A pa disfatë.

Luca Marrone (10'), Alessandro Del Piero (28') dhe Andrea Barzagli (90+1' pen.) shënuan golat për Juventusin. Goli i vetëm i Atalantas ishte autogol i shënuar nga Stephan Lichsteiner.

Fitorja ishte një mënyrë fenomenale për t'u përshëndetur nga ikona Alessandro del Piero. Del Piero do të largohet nga Juventusi në fund të stinorit pas plotë 19 viteve në klub. Ai të dielën barti për herë të fundit shiritin e kapitenit të Juventusit në një ndeshje të Serie A dhe shënoi një gol (më gjerësisht në “Koha Ditore”). 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell