City fiton titullin e parë pas 44 vjetëve

Artikujt tjerė
- City fiton titullin e parë pas 44 vjetëve
- Paraqitje katastrofale e Bayernit para finales së "Championsit"
- Inzaghi përshëndetet me gol
- Aktivistja topless rrëmben Kupën e Euro 2012 (video)
- Mourinho: Vështirë të përsëriten rezultatet
- Sirina Williams fituese e turneut në Madrid
- Maldonado bën histori
- Glasgow Rangers me pronar të ri
- Kush do të largohet nga City gjatë verës?
- Messi tregon se sa i madh është edhe jashtë fushës
Manchester, 14 maj - Manchester City ka fituar titullin e parë të Anglisë pas plot 44 vjetëve, pasi të dielën në xhiron e fundit mposhti në fundin dramatik skuadrën Quuens Park Rangers me rezultatin 3:2.
Dy gola City i shënoi në kohën shtesë, me të cilët e siguroi titullin e tretë të Anglisë. Manchester City e mbylli stinorin me 89 pikë, po aq sa mblodhi Manchester Unitedi që doli i dyti. City vetëm në saje të goldallimit më të mirë u shpall kampion. Është hera e parë që nga viti 1989 që titulli i Anglisë u vendos me goldallim.
City ishte shumë pranë që të humbiste titullin, pasi deri në fund të kohës së rregullt rezultati ishte 2:1 në favor të QPR-së, ndërkohë Unitedi ishte duke e mposhtur Sunderlandin me rezultatin 2:1. Sulmuesit Edin Xheko (90+2') dhe Sergio Aguero (90+4') shënuan nga një gol për t'i siguruar titullin e kampionit Cityt. Golin tjetër për Cityn e shënoi Pablo Zabaleta (39'), ndërkohë për QPR-në shënuan Djibril Cisse (48') dhe Jamie Mackie (66'). QPR-ja që nga minuta e 52-të mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi u përjashtua me karton të kuq Joey Barton (më gjerësisht në Koha Ditore).





