Inzaghi përshëndetet me gol

Artikujt tjerė
- Inzaghi përshëndetet me gol
- Aktivistja topless rrëmben Kupën e Euro 2012 (video)
- Mourinho: Vështirë të përsëriten rezultatet
- Sirina Williams fituese e turneut në Madrid
- Maldonado bën histori
- Glasgow Rangers me pronar të ri
- Kush do të largohet nga City gjatë verës?
- Messi tregon se sa i madh është edhe jashtë fushës
- Pirlo: Allegri më dëboi nga Milani
- Juve në garë për Palacion
Milano, 14 maj - Sulmuesi italian, Filippo Inzaghi, ka shënuar gol në ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Milanit dhe ndoshta edhe në futboll. Inzaghi realizoi gol në minutën e 82-të të ndeshjes, duke i siguruar Milanit të dielën fitore në "San Siro" kundër Novaras me rezultatin 2:1.
"Nuk ka fjalë për të përshkruar si ndihem. Kam stërvitur fort të shtunën dhe doja të shënoja gol. Me këtë fanellë kam shënuar 300 gola dhe kam bërë 300 paraqitje në këtë stadium, para njerëzve të mi. Ndihem mirë dhe është e vështirë të largohem. Të luaj në një skuadër që nuk quhet Milan është e vështirë. Kështu që më duhen disa ditë për të vendosur për të ardhmen. Sigurisht se do të kthehem në Milan, pasi kam shumë dashuri për këtë klub", ka thënë sulmuesi 38-vjeçar, njofton faqja zyrtare e klubit, të dielën.
Ndeshja e së dielës nisi me një koreografi nga tifozët e Milanit ku u shpalosën portrete të mëdha të yjeve Gennaro Gattuso, Filippo Inzaghi e Alessandro Nesta, që do të largohen nga klubi në fund të stinorit. Gattuso u emocionua nga kjo përshëndetje dhe shihej i përlotur.
Pos këtyre treve për Milanin të dielën ndeshjen e fundit e zhvilluan edhe Clarence Seedorf, Gianluca Zambrotta e Mark van Bommel.
"Është e vështirë të flasësh në këto momente, kur të kaplojnë emocionet. Është vërtetë e çuditshme të shohësh Gattuson dhe të tjerët duke u përshëndetur. Ndeshja e fundit në 'San Siro' është moment i veçantë që do të më mbetet në kujtim. Mirëpo, nuk është ndeshja ime e fundit në futboll. Ende nuk kam vendosur për të ardhmen time", ka thënë Zambrotta.








