• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Mourinho: Vështirë të përsëriten rezultatet

Publikuar: 13.05.2012 - 18:39

Madrid, 13 maj - Jose Mourinho ka vendosur që në konferencën për shtyp të dalë bashkë me stafin e tij teknik. “Ne qeshim dhe qajmë së bashku, kështu që në fund do ta mbyllim të gjithë”. Më pas portugezi ka bërë vlerësimin e gjithë sezonit për ekipin e tij. “Ishte një paraqitje pozitive, unë e vlerësoj me notën 9, por ka lojtarë që meritojnë 10. Disa të tjerë mund të bëjnë më mirë. Ndërkohë që, edhe stafi teknik meriton notën 9. Por ka pasur një lojtar që e meriton 10-ën. E mos më pyesni se kush”. Më pas ai theksoi rekordet e skuadrës gjatë këtij viti. “Jemi rritur si skuadër dhe si grup. Kemi luajtur në nivele të larta dhe fituar një titull të rëndësishëm, ashtu siç kemi arritur rekorde. Kampionatin e fiton ekipi më i mirë. Shifrat tona të arritura në fushë janë të vështira për t’u përmirësuar. Sezonin tjetër qëllimi do të jetë që ta fitojmë kampionatin sërish, por e dimë që do ta kemi vështirë që të përsëritim sa u përket arritjeve”, – vazhdoi portugezi. Më pas ai foli për të ardhmen e sulmuesit Gonzalo Higuain: “Ne duam që ta kemi atë në skuadër por, nëse ndonjë klub e do dhe paguan 150 milionë euro, atëherë jemi të detyruar që ta lëmë të lirë”. Gjatë konferencës për shtyp, Mourinho improvizoi një këngë për zëvendësin e tij, Aitor Karanka. “Ai nisi të përplaste gishtat në tavolinë dhe të këndonte: Karanka është portugez! Karanka është portugez! Karanka është portugez, i shoqëruar nga ndihmësit e tij. Takimi i fundit i Realit do të jetë ndaj Mallorcas, ku ‘galaktikët’ do të duan të kapin kuotën e 100 pikëve në kampionat.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CI kthjellėt
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell