Cana kthehet në mbrojtje kundër Interit

Artikujt tjerė
- Cana kthehet në mbrojtje kundër Interit
- Në finalen e Mastersit në Madrid, Federer - Berdych
- Princi dhe Dukesha, ambasadorë në Lojrat Olimpike
- Hamilton starton i pari në Spanjë
- Toure dëshiron të dominojë botën me Cityn
- Guardiola planifikon të pauzojë një vit
- Argjentinasi ushqen ambiciet e Brazilit
- Bolt ndahet nga e dashura për t'u koncentruar në Olimpiadë
- Frankfurti i Bajramajt luan në finale të Kupës
- Milani interesohet për Ganson
Romë, 12 maj - Lorik Cana pritet të kthehet në qendër të mbrojtjes për ndeshjen e nesërme të Lacios ndaj Interit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat hamendësojnë se mungesa e mbrojtësit Biava me gjasa do ta detyrojë trajnerin Edi Reja që ta spostojë Lorik Canën në mbrojtje. Kështu pritet që Bixari të luajë në portë, ndërsa në repartin defansiv, përveç Canës, do të luajnë Konko, Diakité dhe Skaloni. Në mesfushë, në vend të kapitenit të Kombëtares shqiptare pritet të luajë Gonzalez, i ndihmuar nga Ledezma, Mauri dhe Luliç, kurse në sulm Kandreva do të jetë pas krahëve të pykës së vetme, Klose.





