Vetëm Ambrosini dhe Gatusso e kanë të sigurt vazhdimin e kontratës

Artikujt tjerė
- Vetëm Ambrosini dhe Gatusso e kanë të sigurt vazhdimin e kontratës
- Modriq, një hap më afër Chelseat
- Ibra ankohet tek Berlusconi për stafin mjekësor
- Arsenali siguron shërbimet e M'Vilas
- Toure: Nuk kuptoj pse më ka shitur Guardiola ?
- Abramovich, Guardiolës: Për ty Messit i ofroj 200 milionë funte
- Drenthe: Messi më thirri zezak
- Elia largohet nga Juventusi
- Mancini i ofrohet kontratë e re nga Sheikët e Cityt
- Roma kërkon Palacion
Milano, 9 maj - Pas zhgënjimit të Milanit në kampionat dhe Champions, drejtuesit e rrugës Turati po mendojnë për të ardhmen. Si një vit më parë, Adriano Galiani ka hapur dyert e zyrës së tij për të pritur futbollistët të cilëve u skadon kontrata pas një muaji. Ambrosini dhe Gatusso e kanë të sigurt konfirmimin edhe për sezonin që vjen. Të tjerët po presin të takohen me Galianin. Por, sipas të gjitha gjasave, Nesta, Zambrota, Inzagi dhe Roma do largohen përfundimisht nga Milanelo. Ky i pari pritet të marrë një rol drejtuesi në kampin kuqezi. Nesta dhe Zambrota pritet të luajnë në Amerikë me Red Bull New York. Të shumta janë mundësitë që edhe Clarens Seedorf të bëjë gati valixhet. Holandezi mund të shkojë të luajë në Brazil ose Amerikë. Listës së futbollistëve të larguar, i shtohet edhe Filipo Inzaghi, i cili sezonin që vjen mund ta nisë me fanellën e Parmës ose atë të Atalantës. Akoma nuk është vendosur asgjë për sa i përket së ardhmes së Flaminis dhe Yepes. Ndërsa Van Bomel, për të cilin interesohet PSV-ja, mendon që më parë të presë ofertën e kuqezinjve. Klubi holandez i ka ofruar atij 2 milionë euro në sezon, dhe nëse kuqezinjtë e barazojnë këtë ofertë, holandezi qëndron. Mbeten akoma për tu vlerësuar dhe diskutuar huazimet e futbollistëve si Muntari, Maxi Lopez dhe Aquilani.








