Bayerni kompleton finalen e "Championsit"

Artikujt tjerė
- Casillas: Kemi pësuar goditje të rëndë
- Robben refuzoi të ekzekutojë penaltinë e dytë
- Heynckes: Ishte një natë magjike, ishim sensacional
- Fitore të lehta të liderëve të Konferencave
- Muo: Më trishton trishtimi i lojtarëve të mi
- Një biletë për derbin e Manchesterit kushton 1600 euro
- Sot përcaktohen finalistët e Ligës së Evropës
- Terry kërkon falje që i la bashkëlojtarët në lloç
- Wenger propozon përjashtimet e përkohshme në futboll
- Një stinor dështues Di Matteo e ktheu në historik
Madrid, 25 prill - Bayern Muencheni ka nxjerrë biletën për në finale të Ligës së Kampionëve, pasi të mërkurën mbrëma në "Santiago Bernabeu" mposhti Real Madridin pas një gjysmëfinaleje dramatike me rezultatin 3:1 pas penalltive. Portieri gjerman Manuel Neuer ishte hero i skuadrës bavareze ku priti dy penallti dhe madje të dy lojtarëve kyç të Realit, Cristiano Ronaldos e Ricardo Kakas. Penalltinë tjetër për Realin e humbi mbrojtësi Sergio Ramos.
Bayerni në finalen që do të zhvillohet në stadiumin "Allianz Arena" të Munihut do të përballet me Chelsean. Chelsea të martën mbrëma bëri befasi duke e eliminuar në gjysmëfinale Barcelonën.
Bayerni do të jetë skuadra e parë që nga viti 1984 që do ta luajë një finale të Evropës në stadium të vet. Së fundi këtë e bëri Roma.
Në të vërtetë gjërat për Bayernin nisën shumë keq në sfidën e së mërkurës. Qysh pas 14 minutave Real Madridi përmbysi disavantazhin prej 2:1 që pati nga ndeshja e parë me anë të dy golave të Cristiano Ronaldos. Ronaldo golin e parë e shënoi nga penalltia në minutën e gjashtë, ndërsa të dytin e realizoi në minutën e 14-të pas një asistimi të Mesut Oezil.
Mirëpo në minutën e 27-të të ndeshjes holandezi Arjen Robben realizoi nga penalltia për Bayernin, duke barazuar shifrat pas dy ndeshjeve në 3:3.
Me gjithë rastet e shumta gjatë ndeshjes, rezultati pas 90 minutave në "Santiago Bernabeu" mbeti 2:1 dhe kështu pas dy ndeshjeve shifrat mbetën baras 3:3. Në lojën shtesë asnjëra skuadër nuk arriti të realizojë, kështu që finalisti u përcaktua në ekzekutim të penalltive.
Dy penalltitë e para të Realit të ekzekutuara nga Cristiano Ronaldo e Ricardo Kaka i priti portieri i Bayernit, Manuel Neuer, derisa për Bayernin realizuan David Alaba e Mario Gomez. Më pas i erdhi rasti portierit të Realit, Iker Casillas, që priti dy penalltitë e radhës të Bayernit të ekzekutuara nga Toni Kroos e Philipp Lahm. Mirëpo, Reali në penallti shënoi vetëm një herë me anë të Xabi Alonsos, derisa mbi portë gjuajti Sergio Ramos.
Penalltinë vendimtare për Bayernin e shënoi mesfushori Bastian Schweinsteiger.
Bayerni në finalen e 19 majit do të luajë pa tre lojtarë titullarë - Luiz Gustavon, Holger Badstuberin e David Alaban - të cilët janë të suspenduar shkaku i kartonëve.
B O X ****
Real Madrid - Bayern M. 2:1 (3:3) pen. 1:3
(Ronaldo 6' pen., 14' - Robben 27' pen.)
Real Madrid: Casillas, Arbeloa, Ramos, Pepe, Marcelo, Alonso, Khedira, Di Maria (Kaka), Oezil (Granero), Ronaldo, Benzema (Higuain)
Bayern M.: Neuer, Lahm, Boateng, Badstuber, Alaba, Gustavo, Schweinsteiger, Robben, Kroos, Ribery (Mueller), Gomez
Në kllapa është shënuar rezultati i përgjithshëm


ish futbollisti26.04.2012/09:09
Bavarezet fituan dhe tani jane finalist te kupes se kampioneve madje shorti deshti te jeni nikoqir ne finalen e madhe nuk duhet haruar se edhe madrilanet treguan nje loje shume te mire sidomos ne pjesen e pare furishem nisen stratin me vone pak tempo filloi te bije ,megjithate ekzekutimi i penalltive eshte lutri e paster ne te bavareset ishin mete mire poashtu nuk duhet haruar portieri bavarez te cilen ky transfer qe e beri bajerni u shpagua shume pasi pikerishte ky portier
Nojer i dergoi ne finalen e madhe









tommy26.04.2012/11:45
ishte e veshtir ndeshja por edhe me e veshtir per realin i cili luante ne vendin e vet.por ronaldo e nenqmoj veten e beri pra kohe mbret.por ne fund ishte e kunderta