Aguero: Nuk kthehem më në Spanjë

Artikujt tjerė
- Aguero: Nuk kthehem më në Spanjë
- Villa shpreson të kthehet para përfundimit të stinorit
- Ruseell befason Fishin në turneun e ATp Houston
- Palermo mohon interesimin për Capellon
- Klitschko e vlerëson Thompsonin kundërshtar të vështirë
- Kina favorite për garën e medaljeve në Londër
- Kagawa, yll që mund të shkëlqejë në çdo ligë
- Fulham blen pula për të kursyer shpenzimet për vezë
- Euroleague gjobit Panathinaikosin me 88 mijë e një euro
- Balotelli do të mbyllë karrierën në Itali
Manchester, 13 prill - Sulmuesi i Manchester Cityt , Sergio Kun Aguero edhe një herë ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend të braktisë radhët e klubit anglez, pas zërave të fundit që flisnin për një transferim të tij në Real Madrid në fund të këtij edicioni.
Futbollisti argjentinas iu bashkua Cityt verën e kaluar, pasi kaloi nga Atletico Madrid për një shifër prej 40 milionë eurosh, kurse në këtë edicion në 29 ndeshje të ligës së aprë angleze ka shënuar 19 gola. Megjihatë, zërat për rikthimin e tij në Spanjë vazhdojnë, kurse ato i ka inkurajuar sidomos vjehrri i tij, Diego Maradona, i cili kishte deklaruar se Aguero është dashur të transferohej në Real Madrid.
Pyetjes së gazetarëve anglezë nëse ka diçka të vërtetë në zërat për rikthim në Spanjë, Aguero është shprehur: Jo, nuk ka asgjë të vërtetë. E vërteta e vetme është se këtu ndihem i lumtur dhe jam i kënaqur me bashkëlojtarët e mi, por edhe me personelin tjetër në klub. Gjëja e vetme që më mbetet të bëj është të kënaqem duke luajtur futboll. Rrallë jap intervista për media. Nganjëherë më duhet tu lajmërohem gazetarëve për të përmirësuar disa gjëra që thuhen, por nuk kam kohë të mohoj gjithçka shkruhet për mua. E përsëris edhe një herë, këtu jam i lumtur dhe të gjithë bëjnë gjithçka që është e nevojshme për tu ndjerë sa më komod, ka theksuar Aguero, transmeton LF.







