Ruseell befason Fishin në turneun e ATp Houston

Artikujt tjerė
- Ruseell befason Fishin në turneun e ATp Houston
- Palermo mohon interesimin për Capellon
- Klitschko e vlerëson Thompsonin kundërshtar të vështirë
- Kina favorite për garën e medaljeve në Londër
- Kagawa, yll që mund të shkëlqejë në çdo ligë
- Fulham blen pula për të kursyer shpenzimet për vezë
- Euroleague gjobit Panathinaikosin me 88 mijë e një euro
- Balotelli do të mbyllë karrierën në Itali
- Juventus gjobitet me 30 mijë euro
- Inter pa shërbimet e Samuleit
Houston, 13 prill - Tenisti amerikan Michael Russell është kualifikuar për në çerekfinale të turneut të ATP Houston pasi ka mposhtur bartësin e parë të turneut, bashkëkombësin Mardy Fish me rezultat 2:0, në sete 6:3 dhe 6:1.
Tenisti 33-vjeçar, Russell i cili luan në vendlindjen e tij për herë të parë në karrierë, ai arriti të mposhtë dikë që është në top dhjetëshen e më të mirëve të tenisit në konkurrencën e meshkujve. Deri tek triumfi kundër Fishit, aktualisht i nëntë në renditjen ATP listës, autsajderi i cili në turne gjendet pas ndeshjeve kualifikuese fitoi pesë nga tetë mundësitë e break points.
Në ndeshjet e tjera të rrethit të dytë janë arritur këto rezultate:
Kevin Anderson (Afrika e Jugut) - Sam Querrey (SHBA) 7:6, 3:6, 7:6 7:2
Juan Monako (Argjentina) - Tacuma Ito (Japoni) 6:3, 6:3
Sviting Ryan (SHBA) - Bobby Reynolds (SHBA) 6:3, 6:2
John Isner (SHBA) - Horasio Sebalos (Argjentinë) 6:7, 6:4, 6:2
Ryan Harrison (SHBA) - Igor Kunitsyn (Rusi) 6:2, 6:4.
Ndërsa fituesi i këtij turneut do të pasuroj xhepat e tij me 442 500 dollarë.







