• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Euroleague gjobit Panathinaikosin me 88 mijë e një euro

Publikuar: 13.04.2012 - 12:59

Athinë, 13 prill - Klubi i basketbollit Panathinaikos u gjobit me 88.001 euro për sjelljen e mbështetësve të saj në ndeshjen vendimtare, gjegjësisht në ballafaqimin e pestë të serisë çerekfinale të Euroleagues me Makabi.

Klubi grek pas fitores kundër "krenarisë së izraelite" është kualifikuar për në finalet e konkurrencës elitare, por zyrtarët e Euroleague kanë vendosur që me urgjencë të dënojnë  ‘athinasit e gjelbër e bardhë’ për shkak të ngjarjeve në hallën sportive Oaka.

Gjatë ndeshjes janë djegur pishtar, laserët kanë penguar lojtarët e Makabit, janë hedhur objekte të ndryshme në fushë dhe menjëherë pas për përfundimit të ndeshjes adhuruesit hynë në fushë.

"Panathinaikos është paralajmëruar nga Komisioni Disiplinor i Euroleagues se do të zbatojë masa disiplinore edhe më të mëdha në sezonet që pasojnë nëse ekipi grek nuk siguron rend dhe siguri në sallat, në të cilat luan si vendas. Përndryshe, gjobat nuk do të jetë vetëm financiare," paralajmëruan udhëheqësit e Euroleagues.

Deklarata përfundon duke thënë se "Euroleague ka zero tolerancë për çrregullimet në ndeshje", por mbetet e paqartë se pse zero nuk është shifra e fundit të ndëshkimit të Panathinaikosit, të cilët duhet të paguajë 88 mijë e një euro.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell