• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Bryant shënon pikët vendimtare për fitoren e Lakersave

Publikuar: 01.04.2012 - 11:11

Los Angeles, 1 prill - Ndeshja më interesante në NBA u luajt në Los Angeles, ku Lakers me tre pikëshin e Kobe Bryant 20 sekonda para përfundimit të lojës mposhti New Orleans me 88:85.

Kobe Bryant ka qenë zhgënjyes kundër New Orleans, por edhe një herë doli të jetë një nga më të mirë kur duhet zgjidhur gjithçka. Ka humbur 15 gjuajtje, gjuajti 21 herë për tre pikë ndërsa shënoi vetëm tre trepikësha, por një nga ata ishte vendimtar.

Pau Gasol ishte më i miri tek ekipi i Lakers me 21 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Jack është në anën tjetër pati 18 pikë dhe 10 asistime.

Disa orë më vonë në palestrën e njëjtë edhe Clippersat ishin të suksesshëm. Eikipi vendas kundër Utah Jazz qysh në çerekun e parë pothuajse siguroi fitoren pas avancimit me 38:22. Chris Paul shënoi 26 pikë dhe gjashtë asistime, ndërsa Al Jefferson ishte më efikasi tek Utah me 26 pikë dhe 4 kërcime.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme