• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Nadal tërhiqet, Murrey finalisti i parë i Miamit

Publikuar: 30.03.2012 - 22:14

Miami, 30 mars – Tenisti spanjoll Rafal Nadal u tërhoq nga turneu Masters në Miami për shkak të lëndimit dhe kësisoj ia mundësoi tenistit britanik Andy Murrey që të plasohet pa luftë në finale.  

“Më vjen shumë keq për tifozët e mi në Miami dhe në mbarë botën. Ndihem shumë keq dhe për shkak të lëndimit të gjurit nuk jam në gjendje të luaj”, ka shkruar në profilin e tij në Twiter tenisti spanjoll. 

Murrey do të takohet në finale me fituesin e meçit ndërmjet serbit Novak Gjokoviq dhe Juan Monacos që luhet sonte pas mesnatës.

Në konkurrencën e femrave, tenistja polake Radwanska ndali francezen Bartoli dhe në finale do të takohet me Maria Sharapovën.

Fitueses së finales do t’i takojë shpërblimi prej 712 000 dollarësh amerikanë. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell