• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

M. City, 23 milionë euro në sezon për Ronaldon

Publikuar: 30.03.2012 - 21:07

Manchester, 30 mars - Sheiku Mansour, pronari multimiliarder i skuadrës angleze Manchester City, me blerjet e tij ka bërë që klubi i dytë i Manchesterit të bëjë një hap të madh cilësor para dhe që këtë sezon të luftojë me Unitedin, për fitimin e kampionatit anglez.

Pas Agueros, Balotellit, Xhekos, David Silvas, Nasrit e të tjerëve, Al Mansour ka ndërmend të vazhdojë me blerjet e tij të “çmendura” edhe në sezonin e ardhshëm. Sipas goal.com, objektivi i radhës është Cristiano Ronaldo dhe shifrat për largimin e tij nga Real Madrid janë marramendëse.

Nëse do të bëhej pjesë e Manchester Cityt, sulmuesi portugez do të shndërrohej në futbollistin më të paguar në botë, pasi atij i është premtuar paga 23 milionë euro për një sezon.

Burime pranë klubit anglez bëjnë të ditur se operacioni ka nisur, por duket shumë e vështirë që Cristiano Ronaldo të lërë Spanjën.

Megjithëkëtë, po të kihet parasysh se sheiku Mansour ka synim që në ekip të tij të sjellë edhe strategun e Real Madridit, Jose Mourinhon, nuk është e pamundur që edhe Ronaldo të shkojë pas tij e mbase edhe ndonjë lojtar i tashëm i Realit, veçmas nga radha e portugezëve. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell