Matematikanët llogarisin në një rekord të ri të Boltit

Artikujt tjerė
- Matematikanët llogarisin në një rekord të ri të Boltit
- Bayerni nis të mendojë për gjysmëfinalen kundër Realit
- Milani, optimist pasi heshti Messin
- Kosova entuziazmohet me Rezolutën, Serbisë s'i bëhet dert
- Vieira: Arbitrit po e favorizojnë Manchester Unitedin
- Tottenham zëvendëson Redknappin me Conten?
- Arsenali largon tetë lojtarë
- Barcelona ankohet për terrenin e San Siros
- Ibra ia fali fanellën Abidalit
- Përfundon stinori për Machedan
Londër, 30 mars - Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt, do të mund të përmirësonte për afro 18 të qindtat rekordin e tij të botës në 100 metra sprint, edhe pa vrapuar më shpejt se që ka vrapuar më tash. E gjitha që i duhet është të plotësojë disa kushte dhe të bëjë pak matematikë. Për fat të mirë për sprinterin xhamajkas, profesori i matematikës në Universitetin e Cambridget, John Barrow, ka bërë llogaritë për të. Ai po ashtu ka bërë disa llogari serioze në tregarësh, në kërcim për së larti, shigjetari, kanotazh dhe në afro 100 sporte të tjera, që thotë se mund të bëhen disa përmirësime.
Misioni i tij thotë se është për të pasuruar kuptimin e sportin edhe të rrisë dashurinë ndaj matematikës, të gjitha në të njëjtën kohë.
"Është një perspektivë për të parë se sa larg mund të shkojmë", ka thënë Barrow, përcjell Reuters të enjten.
Duke analizuar kohën e reaksionit të Boltit, pas shtënies për fillim të garës - që është më e ngadalshme se e sprinterëve elitarë dhe shpesh më e ngadalshme se 0.1-sekondëshi i lejuar - matematikani Barrow thotë se këtu mund të bëhet përparimi i parë.
"Koha që regjistrojnë njerëzit në 100 metra sprint, është shuma e dy pjesëve - një është koha e reaksionit ndaj shtënies për fillim të garës dhe tjetra është koha e vrapimit. Kështu që Bolt nëse do të mund të përmirësonte kohën e reaksionit, që nuk është e jashtëzakonshme, atëherë do të përmirësonte rekordin e tij. Ka ende hapësirë për përmirësime", thotë Barrow.
Barrow po ashtu ka punuar edhe në shpejtësinë maksimale të erës në të cilën Bolt do të ishte i lejuar të garonte me rregulla olimpike - 2 metra për sekondë - dhe lartësinë optimale në të cilën ai do të mund të vepronte në ajër më të lehtë dhe më pak rezistent.
Duke i bashkuar të gjitha këto pikë, Bolt, do të mund të përmirësonte rekordin në 100 metra në 9.4 sekonda, pa vrapuar më shpejt se që ka bërë deri më tash, thotë Barrow.
"Atë që dua të them është se ne nuk do të arrijmë limitet e shpejtësisë së njeriut në këtë moment dhe nuk ka arsye për të aluduar se Bolt vetëm do të vazhdojë të përmirësojë kohën. Por, them se ka ende hapësirë për një përmirësim të madh", ka thënë Barrow.







