• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Milani, optimist pasi heshti Messin

Publikuar: 30.03.2012 - 09:59

Milano, 30 - Pasi arriti me sukses të frustrojë Lionel Messin dhe Barcelonën, Milani beson se mund të eliminojë kampionen në fuqi në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet javën e ardhshme në "Camp Nou".

Messi është ndjekur, është shtyrë është faulluar nga mbrojtësit e Milanit, që shpesh përdornin sistem të rotacionit, për të ndalur argjentinasin dhe depërtimet e tij të zakonshme.

Ndonëse Milani luajti në shtëpi dhe pati vetëm 38 për qind nga posedimi i topit, trajneri Massimiliano Allegri, është ndarë i kënaqur me barazimin pa gola të mërkurën mbrëma.

"Unë gjithmonë kam thënë se jam me fat që po stërvit këtë grup të madh të profesionistëve dhe madje edhe lojtarët që nuk janë në fushë, janë gjithmonë të gatishmëri kur ftohen", ka thënë Allegri.

Mesfushori Massimo Ambrosini zëvendësoi holandezin Mark van Bommel, mbrojtësi 36-vjeçar Alessandro Nesta, zëvendësoi brazilianin Thiago Silva. Ata kryen me sukses detyrën dhe i lejuan pak raste Barcelonës.

Nesta në një rast pranoi me kënaqësi një karton të verdhë, për të ndalur një depërtim të Messit. Milani tash beson se mund të shënojë një gol në "Camp Nou" të martën dhe të eliminojë kampionen në fuqi të Spanjës dhe Evropës.

"Barazimi mund të na japë besim dhe kurajë. Atmosfera në klub ishte fenomenale para, gjatë dhe pas saj ndeshjes. Ne do të shkojmë në Barcelonë me optimizëm. Skuadra meriton lëvdatë, po ashtu edhe tifozët. Duhet të jemi të sinqertë se po përballemi me një skuadër që po vlerësohet ndër më të mirat në histori, por ne do të shkojmë në Barcelonë për të luajtur dhe për të fituar", ka thënë Ambrosini.

Ambrosini vetë është përgëzuar nga të gjithë bashkëlojtarët.

"Ambrosini ishte një gladiator i vërtetë. Luftoi për çdo top si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Unë vetë kam shpëtuar një gol duke ndërhyrë në çastet e fundit ndaj Alexis Sanchez. Ne kemi qenë të barabartë dhe kjo na jep forcë për të shkuar në 'Camp Nou' dhe për të siguruar biletën për në gjysmëfinale", ka thënë mbrojtësi i majtë i Milanit, Luca Antonini.

Kur futbollistët e Barcelonës u iknin mbrojtësve milanezë, ata në portë përballeshin me portierin Christian Abbiati, që ishte në formë të lartë.

Messi vetë kishte vështirësi në fushën mjaft të rrëshqitshme në "San Siro" dhe në një rast u rrëzua duke ekzekutuar një gjuajtje të lirë.

Se u frustrua Messi, tregoi dhe rasti kur ndërhyri në sulmuesin holandez Clarence Seedorf, gjë e pazakontë për yllin argjentinas.

"Gjithmonë është e vështirë të luash kundër Milanit. Fusha ishte e keqe dhe tash duhet të fitojmë ndeshjen e kthimit. Gjithçka është në duart tona. Ne pavarësisht ku luajmë, tentojmë të fitojmë. Por, ishte e vështirë të bënim këtë shkaku i fushës dhe se futbollistët e Milanit luajtën mjaft mirë. Nëse ata shënojnë në ndeshjen e kthimit, ne do të duhet të realizojmë dy herë. Më vjen keq që nuk fituam, pasi e merituam këtë", ka thënë Messi.

Barcelona pret një punë afërsisht të njëjtë edhe në ndeshjen e kthimit dhe është në dijeni se nëse Milani shënon një gol në "Camp Nou", atëherë gjërat do të vështirësohen tepër.

"Mendoj se në ndeshje të kthimit do të duhet të shënojmë më tepër se një gol dhe do të tentojmë të bëjmë këtë. Goli në udhëtim është përparësi e madhe, por Milani pati fat. Milani është skuadër e madhe dhe besoj se një gol në 'Camp Nou' nuk do të na mjaftojë. Milani është skuadër e madhe. Milani nuk pati shumë raste, por Ibrahimoviq duhej të realizonte atë që e pati. UEFA dhe ne dëshirojmë spektakël, por nuk mund të ofrosh spektakël në një fushë të tillë. Ka qenë e vështirë të luhet në atë fushë të rrëshqitshme. Kjo nuk është punë e Milanit apo Interit, pasi edhe ata duan të luajnë në fushë kualitative, por është problem i stadiumit", ka thënë trajneri i Barçës, Pep Guardiola. Barcelona, të enjten, është ankuar në UEFA për fushën e keqe të Milanit, shkruan sot “Koha Ditore”.

 

Komente (1)

fatmiraliu01.04.2012/14:13

po valla mepas fitue nuk kishi folen hiq

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell