• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Wozniacki i ‘tregon dhëmbët’ Serena Williamsit

Publikuar: 28.03.2012 - 10:10

Miami, 28 mars - Natën e kaluar në NBA janë luajtur shtatë ndeshje, ku kokëlartë nga parket dolën basketbollistët e Dallas Mavericks që në derbin e Texasit mposhtën kolegët e Houston Rockets ndërsa ata të Los Angeles Lakers kremtuan kundër Golden State.

Kampionët e tanishme kanë festuar kundër Houstoni pas triumfit 90:81, në saje të paraqitjes fantastike të Dirk Nowitzki, i cili e përfundoi ndeshjen me 21 pikë dhe gjashtë kërcime.

Përveç tij, në triumfin e Mavericks ka kontribuar edhe Rodrigo Bubo me 14 pikë, ndërsa Luis Scola tek ‘raketat’ e Houstonit ishte më i miri me 22 pikë. Goran Dragic shtoi 17 pikë dhe pati shtatë asistime.

Los Angeles Lakers mundi Golden State me rezultat 104:101. Kobe Bryant ishte lojtari më efektive i ekipit fitues pasi që shënoi 30 pikë, ndërsa heroi i këtij triumfi të ‘engjëjve’ ishte Pau Gasol me 19 pikë dhe 17 kërcime. Po ashtu tek ekipi i “qytetit të engjëjve” ishte Matt Barnes me 18 pikë dhe dhjetë kërcime, ndërsa tek ekipi i Warriors lojtari të mirë shfaqi David Lee dhe Brandon Rush me nga 23 pikë secili.



Rezultatet tjera:

Philadelphia - Cleveland 103-85

Milwaukee - Atlanta 108:101

Memphis - Minesota 93:86

Phoenix - San Antonio 100:107

Porltand - Oklahoma 95:109

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell