Gullit e sheh Gjermaninë favorite në "Euro 2012"

Artikujt tjerė
- Gullit e sheh Gjermaninë favorite në "Euro 2012"
- Lavezzi i hapur për ofertat nga Anglia
- Huck, i gatshëm për Povetkinin
- Isinbayeva vendos rekord të ri të botës
- Kean me truproja pas kërcënimeve nga tifozët
- Abramovich kërkon llogari nga Villas-Boas
- Del Bosque nuk e thërret Torresin në përfaqësuese
- Cruyff, këshilltar i Guadalajaras
- Mikel drejt Anzhit
- Tevez javën tjetër në fushë
Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Holandës, Ruud Gullit, është i bindur se Gjermania do të triumfojë në "Euro 2012". Sipas tij, gjermanët janë favoritët kryesorë në garën që mbahet në Poloni dhe Ukrainë, njoftojnë mediumet e huaja të premten. Gullit ka thënë se Holanda, Italia dhe Anglia i kanë gjasat të vogla për të triumfuar në kampionatin evropian, ndërsa Spanjën e sheh si rivale të Gjermanisë. "Pa asnjë dyshim, Gjermania është favorite dhe do të triumfojë. Spanja i bën konkurrencë në këtë garë, kurse Holanda vështirë se do të bëjë diçka", ka thënë Gullit. "Futbolli italian është në krizë, kurse as Anglia nuk i ka punët më mirë".







