• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Conte: Juventusi mund t`i mposhtë të gjithë

Publikuar: 07.03.2013 - 17:49

Torino, 7 mars - Trajneri i Juventusit, Antonio Conte insiston se klubi i tij nuk mund të bëjë gara me klubet më të mëdha sa i përket kushteve financiare, por shton se kjo “nuk do të thotë se ne nuk mund t`i mposhtim ata në fushë”, raporton sot Football-italia.com.

Zonja e vjetër rezervoi një vend në çerekfinale të Champions League të mërkurën pasi mposhti Celticun me rezultat të përgjithshëm 5:0.

Më 15 mars lojtarët e Juventusit do të mësojnë se kush do të jetë kundërshtari i tyre i ardhshëm.

“Për shumë arsye, sidomos ekonomike, ekipet siç janë Barcelona, Real Madridi dhe Bayern München janë superiore, në anën tjetër këtu e përfshij edhe ekipin e Juventusit”, ka thënë Conte.

“Është utopi të mendojmë se ne jemi në të njëjtin nivel me ato ekipe sa i përket gjendjes financiare. Paratë që shpenzojnë Madridi, Bayerni, Barcelona apo PSG-ja, ne nuk mund t`i shpenzojmë. Ne jemi tre apo katër hapa prapa tyre. Por, kjo nuk do të thotë se ne nuk mund t`i mposhtim ato ekipe në fushë”, ka shtuar Conte.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu