Messi fiton Këpucën e Artë (video)

Artikujt tjerė
- Stramaccioni po dëshmohet
- Pato i kënaqur me rikthimin
- Reali ofron 25 milionë euro plus Casillasin për Neuer
- Barcelona nuk e ka blerë Neymarin
- Mancini, sheikëve: Më mbështesni, ose më shkarkoni!
- Mourinho beson te titulli i La Ligas
- Juve kundërshton akuzat për konspiracion
- Për Topin e Artë, 23 kandidatë
- Makau fiton maratonën e Frankfurtit
- Lorenzo, për herë të dytë, kampion i MotoGP-së
Zurich, 29 tetor Sulmuesi argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi fitoi "Këpucën e Artë" për sulmuesin më të mirë të Evropës në sezonin 2011/12.
Messi në kampionatin kombëtar shënoi 50 gola, ndërsa portugezi Cristiano Ronaldo kishte katër më pak, gjegjësisht 46 gola.
Kjo është hera e dytë që Messi e fiton këtë trofe pasi që herën e fundit ai këtë trofe e fitoi në vitin 2010.
Përndryshe, me 50 gola të shënuara, Messi theu rekordin me golat e shënuar në konkurrencën e lojtarëve, të cilët ishin në listën e fituesve "Këpucën e Artë" pasi që më parë këtë rekord e mbante lojtari rumun i klubit Dinamo Bukuresht, Dudu Georgescu, i cili në sezonin 1976/1977 shënoi 47 gola.
Messi dhe Ronaldo janë favoritë në garën për fitimin e Ballon d'Or që e jep Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) për lojtarin më të mirë në botë.





