Tottenham gjunjëzon Unitedin në "Old Trafford"

Artikujt tjerė
- Tottenham gjunjëzon Unitedin në "Old Trafford"
- Zidan do të bëhet trajner ?
- Besa - Prishtina 2:4
- Chelsea me i mirë se Arsenal në derbin londinez
- Dashuri e ndërsjellë Barcelona - Neymar
- Messi, lojtari më i paguar në botë
- Lojtarët e Tottenhamit ankohen në trajnerin Villas-Boas
- Behrami falënderon Mihajlloviqin e Rossin
- Sinclair, më i riu që luajti për Liverpoolin
- Sulmuesi i Zenitit, Hulk "kërcënohet" me bombë
Manchester, 29 shtator Në ndeshjen e fundit të xhiros VI të Premier Leagues, të shtunën Tottenham si mysafir e ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 3:2 (2:0).Tottenham e ka fituar ndeshjen kundër United në "Old Trafford" pas 23 vjetësh (1989).
Ekipi nga Londra ka shënuar golin e avantazhit që në minutën e dytë nëpërmjet Vertoghen. Lojtari defanziv i Tottenhamit me një depërtim të jashtëzakonshëm individual ka shënuar golin e avantazhit. Geret Bale, që u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes, ka shtuar avantazhin për londinezët në 2:0 në minutën 32 pas pasimit të Aron Lenonit.
Në pjesën e dytë gjithçka e qenësishme në këtë ndeshje ndodhi brenda 139 sekondash, kur u shënuan 3 gola të tjerë. Nani në minutën 51 ka shënuar golin e parë për United pas pasimit të Wayne Rooneyt, i cili u fut në lojë në vend të Rajan Gigs, ndërkohë Tottenham ka shënuar golin e tretë që në sulmin e parë vijues pas golit të pësuar. Realizator ishte Clint Dempsey. Vetëm një minutë me pas United, nëpërmjet Cagawas ka zvogëluar rezultatin në 3:2, rezultat ky që mbeti i pandryshuar deri në përmbyllje të ndeshjes.
: Premier League - 6
E shtunë
Arsenal - Chelsea 1:2
Everton - Southampton 3:1
Fulham - Man. City 1:2
Norwich C. - Liverpool 2:5
Reading - Newcastle 2:2
Stoke C. - Swansea 2:0
Sunderland - Wigan 1:0
E diel
A. Villa - WBA (17:00)
E hënë
QPR - West Ham (21:00)









