Topi i Artë: Evropianët votojnë më shumë për Iniestan

Artikujt tjerė
- Topi i Artë: Evropianët votojnë më shumë për Iniestan
- Guardiola, Mazzones: Vitin e ardhshëm në Inter ose Milan
- Vëllai i Fernando Llorentes në Meazza
- Real Madrid zgjat bashkëpunimin me Adidasin
- Rooney kthehet në fushë
- Fiorentina dhe Juventus ndahen të barabartë
- Mancini i zemëruar me eliminimin
- Cole refuzon ofertën e re të Chelseat
- Pazzini nuk është penduar që kaloi te Milani
- Abramovich ofron 45 milionë funte për Falcaon
Varshavë, 26 shtator - Andres Iniesta do të jetë futbollisti më i votuar nga Federatat Evropiane në garën për trofeun e Topit të Artë. Në një sondazh të kryer me trajnerët e përfaqësueseve kontinentale, gjatë mbledhjes së tyre në Varshavë, ku ishte i pranishëm edhe tekniku i përfaqësues shqiptare, Gianni De Biassi, lojtari më i mirë i Evropianit është edhe me i përzgjedhuri për fitimin e Topit të Artë, çmim që do të jepet më 7 janar 2013, në selinë e FIFA-s në Zürich.Qeveria e futbollit do të bëjë të ditur tre emrat finalist më datë 24 nëntor në Sao Paolo por vështirë se dikush mund të ketë dyshime se cilët do të jenë ata, pasi përveç Iniestës të pritshme janë dhe kandidaturat e Ronaldos dhe Messit. Sipas asaj që zbulon shtypi spanjoll, Prandelli i Ialisë, Van Gaal i Holandës do të japin votën e tyre për Iniestën, aq sa trajneri i të kaltërve ka pranuar admirimin e tij për futbollistin e Barcelonës, ndërsa Van Gaal, si gjithmonë polemizues, theksoi se dhënia e një trofeu individual në futboll si Topi i Artë është diçka e padrejtë për këtë lojë, por vota për Iniestën është ajo më pak e padrejta.
Në mëdyshje është edhe trajneri i Rusisë, Fabio Capello, i cili ka pranuar se është i dyzuar mes Iniestës dhe Andrea Pirlos, por në peshoren e spanjollit rëndojnë trofetë.
Gjermani Joachim Low do të japë votën e tij për një futbollist të la furia roja, por jo për Iniestën. Vota e tij do të shkojë për Xavin, duke deklaruar se ky do të jetë një vlerësim për futbollin e shprehur nga ky lojtar dhe njëkohësisht edhe nga Spanja.
Në favor të Cristiano Ronaldos është e sigurt vota e trajnerit të Greqisë, Fernando Santos, por për këtë të fundit nuk kishte dyshim meqë është portugez, ndërsa trajneri i Andorës, i njohur si një katalanas i thekur, ka deklaruar se do të votojë sipas kësaj radhe: Messi, Iniesta dhe Xavi. Për Iniestën pritet të shkojë gjithashtu edhe vota e trajnerëve të Hungarisë, Izraelit, Norvegjisë, Polonisë, Irlandës dhe Turqisë.








