• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Vettel triumfoi në Singapor, i afrohet Alonsos

Publikuar: 23.09.2012 - 16:44

Singapor, 23 shtator – Vozitësi i Red Bullit, gjermani Sebastian Vettel triumfoi për herë të dytë në karrierën e tij në Çmimin e madh të Singaporit, kurse vendi i dytë i takoi britanikut Jenson Button nga Mclareni. Lideri momental në plasmanin e përgjithshëm Fernando Alonso i Ferrarit zuri vendin e tretë, ndërsa epiteti i vozitësit më të pafat të garës së sotme i takoi britanikut tjetër të Mclarenit, Lewis hamilton, i cili sot është nisur i pari dhe deri në momentin e defektit në marshin e shpejtësisë udhëhiqte garën, në rrethin e 23-të u detyrua të braktisë garën. 

Vettel startoi si i treti, por që rrethin e parë e kaloi Maldonadon e Venezulelës.

Për arsye të rregullave të reja të Formula 1 që gara nuk bën të zgjasë më shumë se 2 orë, organizatorët në rrethin e 54-të (është dashur të kalohen gjithsej 61 rrathë) njoftuan se gara do të zgjasë edhe 11 minuta.

Pas kalimit të kohës së paraparë Vettel doli i pari me afro 7 sekonda përparësi krahasuar me të dytin Button. 

Në renditjen e përgjithshme prin spanjolli Alonso me 29 pikë përparësi para gjermanit Vettel, ndërsa deri në fund të sezonit kanë mbetur të mbahen edhe gjashtë gara të kampionatit botëror në F-1. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell