• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Strama i ‘tregon’ dhëmbët Sneijderit: Unë jam trajneri

Publikuar: 17.09.2012 - 19:53

Milano, 17 shtator - “Nga ku dilet? Hape derën e stadiumit!”. Ishte shpërthimi i nervozizmit nga ana e mesfushorit, Wesley Sneijder në ndeshjen ndaj Torinos në momentin e zëvendësimit. Tekniku preferoi ta ruante për ndeshjen e Europa League meqë mesfushori kishte luajtur në dy ndeshjet e kombëtares dhe në fund të takimit, trajner i Interit, Andrea Stramaccioni qetësoi gjithçka duke deklaruar se nuk ka asnjë problem.

“Sneijder i nervozuar? Më duhet të them që është normale sepse ai donte ta përfundonte ndeshjen por luajti shumë me Holandën e për këtë arsye preferova të aktivizoja Cassanon. Unë bëj trajnerin dhe në atë moment më duhej të bëja zgjedhjet e mia për skuadrën” tha Stramaccioni.

Në fakt zëvendësimi i Stramas ishte i saktë sepse Interi në ato momente po vuante në sulm dhe Cassano pak minuta sapo hyri në fushë i dha golin e dytë njëkohësisht i sigurisë të zikaltërve.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°C
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell