• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Madrilenët dorëzohen për titull, Mourinho do të shkarkohet?

Publikuar: 17.09.2012 - 16:06

Madrid, 17 shtator – Lojtarët e Real Madridit pothuajse janë dorëzuar në garën për të mbrojtur titullin e La Ligas gjatë këtij sezoni.

“Mbretërit” janë tetë pikë pas udhëheqësit të ligës, Barcelonës dhe sipas burimeve të sigurta të reporterit, Diego Torres nga e përditshmja spanjolle “El Pais”, lojtarët kanë hedhur tashmë ‘peshqirin e të dorëzuarit’.

Torres për “Radio Catalunya” tha se "Lojtarët janë shumë pesimist. Ata besojnë se La Liga është e humbur ndërsa (Jose) Mourinho nuk do të përfundojë sezonin në krye të Realit”.

"Ata besojnë se është e pamundur që të fitojnë ligën duke luajtur nën Mourinhon, sepse ai është i vendosur të luajë në një mënyrë që asnjë ekip më në Spanjë nuk e befason" përfundon Torres.

Ndërsa vlen të theksohet se dje gazeta spanjolle “Marca” e cila është e afërt me klubin ‘mbretëror’ ka raportuar se zyrtarët e klubit janë duke shqyrtuar që në vend të “Speciale One” të vije trajneri aktual kombëtares spanjolle, Vincente del Bosque ose ai i përfaqësueses gjermane, Joachim Low.

Komente (1)

arben17.09.2012/22:51

ky esht mourinho esht tranjer ma i miri bot ... si mun niri me fol kaq heret per titull kur dihet se mouinho esht atu kur dihet se jan edhe 34 loj ..........real madriti maj mir..............................

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 20°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme