Baseli i dy ish-futbollistëve shqiptarë nuk depërton në CHL

Artikujt tjerė
- Baseli i dy ish-futbollistëve shqiptarë nuk depërton në CHL
- Gruaja i thotë Kakas në Madrid ose në Brazil!
- Fiorentina blen Dimitar Berbatov
- Gara me 16 pacientë shënon fillimin e Lojërave Paralimpike
- Reali kërkon rikthimin në ndeshjen për Superkupë
- Në Milan vjen Bojan Kërkiq, pritet Carroll
- Largohet nga boksi pasi fiton të artën olimpike
- Eto'o refuzon ftesën që të luajë për Kamerunin
- Kroati Modriq, përforcimi i parë i Realit
- Mourinho kritikon lojtarët për humbjen
Sonte janë zhvilluar dhe para pak çastesh kanë përfunduar ndeshjet e mbetura të rundit të katërt të kualifikimeve për Ligën e kampionëve të Evropës. Në fazën e ardhshme janë kualifikuar Celtic Glasgow, i cili pas fitores së para një jave prej 2:0 edhe sonte shënoi fitore me 1:0 kundër Helsingborgut, pastaj Cluj i Rumanisë, që po ashtu fitoi 1:0 në fushë të vet kundër kampionit zviceran Basel, i cili i dobësuar me shkuarjen e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës kishte humbur edhe ndeshjen e parë me 2:1.
Klubi turk Fenerbahçe sonte luajti baras në Stamboll kundër Spartakut të Moskës 1:1 dhe nuk shkon tutje në këtë garë, pasi takimin para një jave si mysafire e pati humbur 2:1.
As skuadra e re e Xhakës, Borussia Monchenngladbach nuk ia doli të kualifikohet tutje, me gjithë fitore e sontmne në Kiev kundër Dinamos vendëse (2:1) dhe kjo për arsye se ndeshja e parë në Gjermani u humb me rezultatin 1:3.
I vetmi takim që ende nuk dihet se cilën skuadër do ta dërgojë tutje është ai që po zhvillohet në Lille të Francës, ku ekipi homonim gjatë 90 minutave të rregullt e mundi ekipin Koebenhavn me rezultat 1:0, por pasi edhe takimi i parë ka përfunduar me këtë rezultat në favor të danezëve, aty ka mbetur të zhvillohen edhe vazhdimet e mbase edhe ekzekutimi i penalltive.
Shorti për përbërjen e grupeve kualifikuese për sezonin e ri të Champios League do të tërhiqet nesër në selinë e UEFA-s në Zvicër.









