Largohet nga boksi pasi fiton të artën olimpike

Artikujt tjerė
- Largohet nga boksi pasi fiton të artën olimpike
- Eto'o refuzon ftesën që të luajë për Kamerunin
- Kroati Modriq, përforcimi i parë i Realit
- Mourinho kritikon lojtarët për humbjen
- Kapllani i shndërron në gol të gjitha gjuajtjet në portë
- Tenistët elitarë mund të bojkotojnë turneun "Australian Open"
- Vilanova përgëzon rikthimin e Barçës
- Del Piero, në një skuadër me Gattuson?
- Triumfi në Munih i shpëtoi "veteranët" e Chelseat
- Rusi: Luten vjedhësit që ta kthejnë medaljen e bronztë
Tokyo, 28 gusht - Medalisti i artë olimpik në boks, Ryota Murata, ka vendosur të largohet nga sporti, pasi ka refuzuar një ofertë luksoze për t'u bërë boksier profesionist.
Murata i ka dhënë fund pritjes 48-vjeçare të Japonisë për një të artë olimpike në boks, kur në LO "Londra 2012" fitoi të artën në kategorinë e mesme. Ai tash po planifikon të bëjë një pushim më të gjatë, para se të vendosë se çfarë të bëjë në të ardhmen.
"Është fundi i një kapitulli për mua dhe boksin. Unë nuk kam plan të vazhdoj karrierën time. Jam person që është pensionuar një herë dhe është rikthyer", ka thënë Murata 26-vjeçar.
Ai ishte larguar përkohësisht nga boksi pasi dështoi të siguronte një vend në skuadrën e Japonisë për Lojërat Olimpike "Pekin 2008".
Muratas iu ofruan një milion dollarë për t'u bërë profesionist, por ai planifikon të vazhdojë studimet për shkenca sportive dhe gjuhë të huaja.
Ai as që e çon në mendje mundësinë e paraqitjes në Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Rio de Janeiro, duke thënë se gjasa ka më tepër që të bëhet trajner për boksierët e ardhshëm.
"Unë nuk po mendoj për një rikthim. Do të ketë boksier të rinj në Rio dhe unë nuk do të isha në interes të mediave", ka shtuar Murata, i cili vjen nga Nara që gjendet në perëndim të Japonisë.









