Eto'o refuzon ftesën që të luajë për Kamerunin

Artikujt tjerė
- Eto'o refuzon ftesën që të luajë për Kamerunin
- Kroati Modriq, përforcimi i parë i Realit
- Mourinho kritikon lojtarët për humbjen
- Kapllani i shndërron në gol të gjitha gjuajtjet në portë
- Tenistët elitarë mund të bojkotojnë turneun "Australian Open"
- Vilanova përgëzon rikthimin e Barçës
- Del Piero, në një skuadër me Gattuson?
- Triumfi në Munih i shpëtoi "veteranët" e Chelseat
- Rusi: Luten vjedhësit që ta kthejnë medaljen e bronztë
- Kalimi i Modriqit në Real, përafron Kakan me Milanin
Makhachkala, 28 gusht - Samuel Eto'o ka refuzuar mundësinë që të rikthehet në Përfaqësuesen e Kamerunit, duke thënë se ambienti i skuadrës është ende i shqetësuar nga "amatorizmi dhe menaxhimi i keq".
Sulmuesi 31-vjeçar ishte ftuar javën e kaluar për të luajtur kundër Cape Verdes më 8 shtator, në ndeshjen e parë të rrethit të parë eliminator të Kupës së Afrikës. Ai ishte ftuar pas një suspendimi tetëmujor që e kishte vuajtur shkaku i udhëheqjes së një proteste të lojtarëve të Kamerunit shkaku i mospagimit të bonuseve.
Kjo protestë detyroi Kamerunin të anulojë ndeshjen me Algjerinë, ndërsa Federata e Futbollit e Kamerunit t'i paguajë dëmshpërblim asaj algjeriane.
"Më vjen keq që më duhet t'ju informoj se kam marrë vendim që mos të marr pjesë në asnjë ndeshje të Përfaqësueses së Kamerunit, pasi të metat që i kam denoncuar si kapiten nuk janë zgjedhur ende", ka shkruar Eto'o në një letër për Federatën e Futbollit të Kamerunit. "Ambienti i përfaqësueses është ende i përbërë nga amatorizmi dhe menaxhimi i keq, që nuk i plotëson kushtet për sport të nivelit më të lartë".
Eto'o katër herë është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Afrikë, ndërsa për Kamerunin ka luajtur 109 ndeshje dhe ka shënuar 54 gola.
Ish-sulmuesi i Interit e Barcelonës, aktualisht është pjesë e skuadrës së elitës së futbollit rus Anzhi Makhachkala.
Përballja mes Kamerunit dhe Cape Verdes do të vendosë se cila nga këto dy përfaqësuese do të nxjerrë biletën për në Kupën e Afrikës që mbahet vitin e ardhshëm në Afrikë të Jugut.








