• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Fergie: Kemi bërë ofertë por, nuk dimë çfarë kërkon Arsenali

Publikuar: 09.08.2012 - 13:55

Manchester, 10 gusht – Menaxheri i Manchester United, Alex Ferguson tha sot se klubi i tij është i interesuar për shërbimet e Robbie van Persiet por, Arsenali po kërkon shumë para për sulmuesin holandez.

"Ne kemi dërguar një ofertë, por Arsenali është duke u përpjekur që të gjej një klub, i cili do t'ju japë më shumë para. Ne jemi duke punuar shumë, por deri tani nuk ka përparim në negociata. Unë nuk jam i sigurt se do të ketë një transferim. Nuk e dimë se çfarë po kërkon Arsenail dhe është e vështirë që të vlerësohen pritjet e tyre", ka thënë Ferguson.

Van Persiet kontrata me "Gunners" i mbaron verën e ardhshme, por në korrik njoftoi se nuk dëshiron të zgjas bashkëpunimin, sepse interesat e tij dhe ekipit nuk përputhen.

Interesimin më të madh për Van Persien, përveç Unitedit, kanë treguar rivalët e qytetit “Cityt” dhe italianët e Juventusit. Sezonin e kaluar, Van Persie ishte golashënuesi më i mirë Arsenalit me 36 gola.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme